3:19 pm - Thursday February 24, 0620

A njihen aplikimet e kryera deri tani? Ja si pergjigjet ambasada

Nga pyetjet e shpeshta qe vijne: A njihen aplikimet atyre qe tashme kane aplikuar?

Aplikuesit e llotarise amerikane qe tashme e kane kryer aplikimin e tyre dhe jane vetem ne pritje te rezultatit, akoma nuk dine cdo te ndodh me aplikiemt e tyre. A do te njihen ato apo do te duhet ta plotesojne edhe nje here nga e para aplikimin e tyre.

“Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë”. Kjo eshte pergjigja qe vjen nga Ambasada amerikane

Aplikuesja: Pershendetje un kam aplikuar rreth dates 4. A duhet te aplikoj serisht sepse kur kam aplikuar cdo gje ka qene ne rregull dhe sistemi e ka marre aplikimin. cfar duhet te bej, te aplikoj serisht?

Ambasada: Përshëndetje! Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit NUK penalizohet, pasi ai aplikim nuk quhet i vlefshëm. Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm. Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar).

Pra cdo gje eshte e qarte tashme, te gjithe duhet te aplikojme nga e para, ato qe kishin aplikuar edhe ato qe nuk kishin aplikuar para se te bllokohej sistemi

Ne faqen tone do te keni mundesi te informoheni ne kohe reale per cdo sqarim qe do te vij rreth Lotarise Amerikane.

 

Filed in: Njoftime

One Response to “A njihen aplikimet e kryera deri tani? Ja si pergjigjet ambasada”

  1. Riki Durnishllari
    October 16, 2017 at 12:04 pm #

    A njihen aplikimet e hedhura per Lotarine Amerikane nga data 3 tetor 2017 deri ne kohen qe u bllokua website i aplikimit?Apo eshte e nevojshme te aplikojme serish?

Leave a Reply