Ambasada Amerikane njofton se e ka shtyrë afatin e aplikimit deri në këtë datë

Ambasada amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët që duan të studiojnë në SHBA.

Në një postim ambasada e SHBA sqaron se aplikimet janë deri më 31 dhjetor të këtij viti, për ata studentë që duan të kalojnë një semestër në një universitet amerikan. Ajo më tej sqaron dokumentet që duhet të dorëzojnë studentët.
“Mos e humbisni mundësinë tuaj për të kaluar një semestër në një universitet në ShBA si pjesëmarrës në programin Global UGRAD! Ne pranojmë aplikime deri në datën 31 dhjetor! Edhe studentët e vitit të parë kualifikohen për këtë program, thjesht dërgoni dëftesën e shkollës së mesme dhe konfirmimin e regjistrimit në universitet bashkë me aplikimin tuaj”, shkruan ambasada.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *