3:19 pm - Monday February 24, 0070

Asaj i ra llotaria ndersa mua jo. A ia vlen kjo pritje?

A ia vlen kjo pritje? Përshëndetje, jam Mikeli 24 vjeç, jam i fejuar prej dy vitesh me një vajzë të cilën e dashuroja pa fund edhe tani e dua por jam në një dilemë dhe jam i turbulluar. Asaj i doli llotaria amerikane dhe po bëhet gati të iki me familjen e saj atje. Më ngushëllon me faktin se do kthehet prapë nje dite dhe do ta pres por unë nuk e kam problemin tek pritja por kam frikë se do ta humbas.

Më janë vënë kundër shumë njerëz të cilën më thonë për ta lënë dhe të gjej dikë tjetër se ajo nuk bën për mua por arsye pse s’bën, nuk më japin. Është një xhelozi kjo apo kanë të drejtë, ndoshta ajo nuk do te kthehet me per mua? Mbase pritja ime nuk do te kete asnje vlere.. Ndonjëherë mendoj që nëse ajo vërtetë do më donte nuk do largohet por prapë them mund ta bëj për të mirën tonë. Ju ç’mendim më jepni a duhet të presi njeriu dikë që largohet kaq larg? A ja vlen kjo pritje? Unë jam vërtetë në dilemë mes asaj që ta vazhdoj këtë fejesë apo ta ndërpres dhe të kërkoj një femër tjetër që ta kem pranë ne jeten time.

Filed in: Extra

One Response to “Asaj i ra llotaria ndersa mua jo. A ia vlen kjo pritje?”

  1. besi
    October 10, 2017 at 3:54 pm #

    Nese ajo do te donte ty ajo nuk do te largohej,aq me teper pertej oqeanit.

Leave a Reply