Çfarë do të humbasin amerikanët nëse emigrantët nuk vijnë më në Amerikë

Studimi: 83 % e studentëve të talentuar në gjimnazet amerikane janë fëmijë emigrantësh

Çuditërisht gjërat më të rëndësishme që amerikanët do të humbasin janë kontributet e bëra nga fëmijët e tyre.

Një studim i ri nga Fondacioni Kombëtar për politikën Amerikane ka gjetur se 83 për qind e finalistëve të talenteve në Intel Science ishin fëmijë emigrantësh.

Gjenerata e ardhshme e shkencëtarëve të Amerikës, inxhinierët si dhe matematikanët konkurruan në Washington, familjet e të cilëve ishin emigrantë.

Në fakt 75 % ose ndryshe 30 nga 40 finalistë janë fëmijë të prindërve që kanë hyrë në Amerikë me viza H-1B dhe më pas janë bërë mbajtës të kartës jeshile.

Edhe pse ish mbajtësit e vizave H-1B përfaqësojnë më pak se 1 % të popullsisë amerikane ata kishin katër herë më shumë gjasa të kishin fëmijën finalist në “Intel Science Talent Search”.

Prindërit të cilët kishin qenë më parë studentë ndërkombëtar kishin më shumë gjasa të kishin një fëmijë si finalist se sa prindërit e lindur në Amerikë.

Në total 27 nga 40 fëmijë, që do të thotë 68 për qind e fëmijëve e kishin të paktën njërin nga prindërit të ardhur ne Amerikë si student ndërkombëtar.

Kjo do të thotë se në qoftë se studentët e huaj nuk mund të qëndrojnë në Amerikë pas diplomimit, do të privoheshin kontributet potencialisht të konsiderueshme të fëmijëve të tyre.

Viola Hydi/ SCAN


Comments

One response to “Çfarë do të humbasin amerikanët nëse emigrantët nuk vijnë më në Amerikë”

  1. Kam mbaru shkollen navigacion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *