3:19 pm - Monday February 24, 9316

“Dorezohet” Lotaria amerikane. Bllokohen aplikimet.

Teksa mijera shqiptare presin te aplikojne per llotarine amerikane, faqja e internetit per aplikimet per llotarine amerikane ka dale jashte perdorimit per me shume se dy dite si asnjehere tjeter. Zakonisht nderprerja ka qene vetem per disa ore, por asnjehere me pare nuk ka ndodhur qe mosfunksionimi te zgjase me dite te tera duke lene te kuptohet qe problemi eshte serioz..

Kërkesat e shumta për të aplikuar e kanë “hedhur në tokë” edhe Lotarinë Amerikane. Gjatë ditës së djeshme ka qenë e pamundur të aplikojë për Lotarinë e Vizave të Emigrimit për shkak të mosfunksionimit të faqes zyrtare. Të shumtë janë qytetarët që kanë tentuar prej më tepër se 24 orësh të plotësonin formularin e aplikimit, por faqja ka rezultuar jashtë funksionit. Sipas shënimit në faqe sqarohet se serverat kanë rënë dhe po punohet për mirëmbajtjen e saj, ndërsa këshillojnë që aplikuesit të provojnë sërish në një moment të dytë, sapo ajo të rregullohet, pa specifikuar kohën e saktë.

Programi i Lotarisë Amerikane u jep mundësi shtetasve nga mbarë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, që të kërkojnë një vizë punësimi e qëndrimi. Aplikimet janë në fillim të tetorit dhe do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017. Ambasada amerikane të Tiranë ka publikuar edhe informacionet e zgjeruara për elementët që s’kualifikojnë aplikantët dhe rregullat që duhet të ndiqen. Gjithashtu, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se 3 tetori ishte dita e parë e intervistave për programin e Lotarisë DV-2018. “Ne kemi punuar shumë për t’i bërë gati për intervistë të gjitha dosjet”, thuhet në njoftimin e zyrës konsullore. Të gjithë ata që janë aplikuar gjatë tetorit 2016 dhe janë shpallur fitues në maj 2017, tashmë kanë nisur të paraqiten në ambasadën amerikane për të marrë vizën.

Filed in: Lajme

No comments yet.

Leave a Reply