I del llotaria amerikane. Ne interviste nusja e merr vizen, burri jo

I nderuar avokat, unë që po ju shkruaj jam një nënë, sa e gëzuar, aq edhe e trishtuar. Djalit dhe nuses u doli llotaria amerikane. Kur bënë vizitat, djali doli me gjurmë ftohjeje dhe doktori i dha një analizë që bëhej me mbjelljen e gëlbazës. Procedura zgjat 6-8 javë. Djali dhe nusja vajtën në intervistë dhe nusja e mori vizën, kurse djali jo, i thanë se “dosja juaj është në procedurë”. Ju lutem, si nënë e pikëlluar që jam, të më thoni: Do ta marrë djali vizën mbas 8 javësh? Nusen e kam shtatzënë 6 muajshe, prandaj dua ndihmë nga ju për një përgjigje të shpejtë dhe të saktë. Faleminderit.
Av. – Përshëndetje zonjë. Përsa i përket problemit tuaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka procedurat e saj bazuar në ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe rregulloret e saj lidhur me kriteret e pranimit të shtetasve shqiptarë për kalimin e intervistës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rigoroze përsa i përket zbatimit të kritereve që ajo ka vendosur dhe ka informacion të detajuar dhe të saktë përsa u përket personave që intervistohen. Kandidatët që kanë fituar llotarinë amerikane, kur janë në fazën e intervistës, duhet ta kenë të qartë se punonjësi i ambasadës që kanë përballë ka informacion të saktë përsa i përket vërtetësisë së deklarimeve të kandidatit dhe për të kaluarën e atij që ka përballë.
– Nga eksperienca ime në fushën e avokatisë, kam patur rastin të kemi disa raste të cilat kanë fituar llotarinë amerikane dhe kur kanë shkuar te faza e intervistës, nuk e kanë fituar për të marrë vizën. Kam nxjerrë konkluzionin se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një informacion të saktë rreth të shkuarës së atij që do të marrë vizën, të dhëna të cilat bien në kundërshtim me ato që ai mund të ketë deklaruar gjatë aplikimit për llotarinë amerikane. Rrallëherë mund të ndodhë që ambasada t’ua mohojë të drejtën atyre që aplikojnë. Në rast se ju jeni e bindur se djali juaj ka të drejtë për ta marrë vizën, atëherë duhet të kontaktoni me avokat për të ndjekur procedurat dhe për të kërkuar të drejtën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Uroj ta zgjidhni sa më shpejtë problemin tuaj!


Comments

2 responses to “I del llotaria amerikane. Ne interviste nusja e merr vizen, burri jo”

  1. Dua te iki per nje jet ma te mir

  2. Pershendetje me ka dal llotaria amerikane kam qen per tre muaj ne gjermani Per azil mbs tre muajve me ka mar policia dhe me ka derg per ne shqiperi . Doja te dija nese me duhet deshmi penaliteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *