Korcari qe nuk do te shkoje ne Amerike (Video)

Një video e publikuar ne internet, është bërë hit në rrjetet sociale. Në video shfaqet një grup të rinjsh që intervistojnë qytetarët, ndërsa kur pyesin një korçar se pse nuk ikën nga Korça, ai ‘irritohet’, ndërsa me bindje pohon se nuk lëviz prej aty, aq më tepër në Amerikë.
Pse të ikim, shumë bukur jemi në Korçë. Dhe shkrimtari Hygo thoshte se: “kënaqësia është të jetosh, por më e madhe është që të mbijetosh”. Ne jemi mësuar me mbijetesë. Po ku të vëmë në stratosferë? S’më bie radha mua. Jam shumë i kënaqur këtu. Unë punoj, jam shumë mirë këtu”, pohoi korçari.

Teksa iu drejtua të riut që e intervistoi qytetari tha se: “Juve të rinjtë ja fusni me drogë, e ju duket gjeja fushë me lule. Ne jemi të kënaqur. Unë nuk dua të shkoj kurrë në Amerikë. Atje kam 6 kushërinjtë, por rrojnë me ilaçe, dhe janë çmendur. Ne kemi thënë të punojmë, por jo të çmendemi nga puna. Unë jam shkrimtar, poet.”, përfundon qytetari.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *