8:27 pm - Monday December 18, 2017

Kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

Kriteret kualifikuese mbi arsimin dhe punësimin.

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.  Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.

Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.  Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës: www.onetonline.org

/al.usembassy.gov/

 

Filed in: Lajme

17 Responses to “Kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin”

  1. Dritan
    July 19, 2014 at 1:19 pm #

    I am resident Dritan Mucha from Elbasan. I finished high school nurse in 2003 .. 2007. from 2007 until now I am at work relations

  2. Klei
    August 26, 2014 at 11:52 am #

    Pershendetje Admin,

    Nese bashkeshorti/bashkeshortja e aplikantit kryesor (i cili i permbush kriteret e arsimit) nuk i ploteson kushtet e arsimit te mesem, a i prish pune aplikantit kryesor kjo?
    Faleminderit paraprakisht!

    • admin
      September 19, 2014 at 9:24 pm #

      Jo, kjo nuk perben asnje problem per aplikantin kryesor.

  3. taulant
    March 15, 2015 at 4:03 pm #

    prsh admin si kalon me fal doja te dija mua me ka ardhur e 2 pra data e caktimit per intervist por per fat te keq un nuk i permbush kriteret e arsimimit por kam 5 vite qe punoi mekanik ne nji fabrik kpuce a kam ndonji shanc qe te kualifikohem faleminderit:)

  4. xhuljo
    April 26, 2015 at 2:27 pm #

    pershendetje admin ne fazen kur kam aplikuar per llotarin kam zgjedhur opsionin disa kurse universitare pasi jam duke e vazhduar shkollen e larte eshte kjo zgjedhje e duhur per rastin tim ?? faleminderit

  5. Nardi
    May 2, 2015 at 8:48 am #

    Miredita , doja te pyesja n.q.s politeknikoumi 7Nentori ne Tirane eshte i kualifikueshem si shkolle e mesme profesionale ?

  6. eva
    May 8, 2015 at 6:45 pm #

    po ne qofte se nuk eshte mbaruar akoma universitetin

  7. Nora
    October 5, 2015 at 3:07 pm #

    Pershendetje doja te pyesja po kur ske te bera celebrimet me burin dhe femija eshte i regjistruare..pra i njihet atesia por jo ne jemi te pa celebruare bashke si ta shenojem statusin.pasi fermija eshte i regjistruare ne emrin tim..ju lutem nje pergjigje…Jam ne master per infermieri te pergjithshme….me lishenc…me eksperienc pune….dhe dua te aplikoj

  8. Jetmir
    October 9, 2015 at 2:08 pm #

    admin kam aplikuar ne emer te babait qe ka diplom me shkoll te mesme po smundesha te aplikoj edhe per motren per shkak se esht mbi 21 vjece, a mundet me apliku vech per at mos ket problem per ket aplikimit tjeter?

  9. Naile
    October 14, 2015 at 2:53 pm #

    A duhen patjeter fotot e pjesetareve te familjes?

    • admin
      October 15, 2015 at 2:06 pm #

      Prsh, ne nje aplikim familjar. aplikanti kryesor duhet te perfshije edhe antaret e tjere te familjes qe kane te drejte te marrin pjese. Fotoja duhet per secilin pjestar.

  10. Jona
    October 31, 2015 at 4:08 pm #

    Pershendetje! Jam e interesuar t di nese shkolla e mesme e gjuheve t huaja profili Anglisht eshte e kualifikuar per sa i perket arsimit t mesem ? Gjithashtu kam perfunduat fakultetin e ekonomise por nuk jam diplomuar ende , a ma mbulon shk e larte pjesen e arsimit ?

  11. edona
    October 31, 2015 at 9:06 pm #

    PERSHENDETJE DOJA TE BEJA NI PYEJTJE ….SHKOLLA E MESME PROFESIONALE VETERINARE A ESHTE E KUALIFIKUAR APO JO … FALEMINDERIT …

    • admin
      November 16, 2015 at 10:58 pm #

      Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.
      Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.
      Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

  12. Nela
    January 10, 2016 at 8:08 pm #

    Pershendetje.ne deftesen e shkolles se mesme bashkeshortit tim i kane shkruar gabim vitin e lindjes.ai e ka kryer shkollen e mesme diten si dhe shkollen e larte.
    A mund te jet ky gabim njerezor i shkolles problem per ne vetem per faktin se ne rregjistrim shkolla e ka rregjistruar me digerente nn è vit, pra jo vitin e tij te lindjes Pro nje vit me te madhe

  13. vjola
    September 28, 2017 at 11:13 am #

    dua te di te gjitha dokumentat qe duhen per aplikim se e kam per here te pare.dua te bej aplikim familjar.dhe ku ta bej rregjistimin a ka zyre ne fier?

  14. Jugert malaj
    October 12, 2017 at 2:07 pm #

    Hi.
    Nese aplikanti kryesore ka kryer shkollen e mesme naten dhe me pas ka kryer dhe shkollen e larte do jete i vlefshem aplikimi?
    Ju falenderoj

Leave a Reply