Llotaria Amerikane 2013, bllokohet websiti i ambasadës nga dyndjet e vizitave

by

in

DV-2013Menjëherë pasi ka dalë lajmi se në orën 18:00 të datës 1 Maj 2012, do të bëhen publike emrat fitues të llotarisë amerikane, të gjitha ata që kanë aplikuar i janë drejtuar me padurim websitit të ambasadës amerikane të internetit.
Shqiptarët që kanë aplikuar për llotarinë amerikane duket se mezi kanë pritur për të marrë përgjigjet për programin e llotarisv amerikane DV-2013 dhe kjo gjë ka shkaktuar mbingarkesë në serverat e websitit tv ambasadvs duke e nxjerrë atë jashtë përdorimit.

Ajo që vlen të përmendet, është se ato që kanë aplikuar mund ta bëjnë verifikimin gjatë gjithë muajit maj dhe deri në qershor 2013 dhe jo vetëm këto ditë, prandaj nuk ka arsye pse te nxitojme! Websiti zyrtar na njofton se “Informacioni mbi statusin për DV-2013 do të jetë në dispozicion në Internet nga data 1 Maj 2012 deri më 30 Qershor 2013.”

Linku për kontrollin:  http://www.dvlottery.state.gov/ESC/
Një tjetër fakt interesant është  pjesmarrja aktive që kanë pasur dhe faqet e hapura në facebook të dedikuar për informin mbi llotarinë amerikane ku fansat ndajnë informacione me njëri-tjetrin.

Linku në fb: https://www.facebook.com/pages/Llotaria-amerikane


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *