Llotaria Amerikane DV 2012, aplikimet 5 Tetor – 3 Nëntor 2010

DV-2012Ju lutemi lexoni udhëzimet e vizës së llotarisë për vitin DV-2012: AnglishtShqip

Përgjithësisht:

Programi i Vizave Emigruese të Diversitetit (Llotarisë Amerikane) i autorizuar nga Kongresi Amerikan, bën të vlefshëm vit për vit 50,000 viza diversiteti, nxjerrë nga përzgjedhje të rastësishme midis të gjitha hyrjeve (aplikimeve) personave që plotësojnë kërkesat strikte të përshtatshmërisë nga vende me emigracion të ulët për në Shtetet e Bashkuara.

http://www.dvlottery.state.gov/

Per me shume info dhe si mund te kontrolloni vizitoni faqen ne facebook
http://www.facebook.com/pages/Llotaria-amerikane

REGJISTRIMET PËR PROGRAMIN E DV-2012

Ka vetëm një mënyrë për t’u regjistruar për llotarinë DV-2012. Ju duhet të plotësoni DS-5501, Formulari Elektronik i Regjistrimit për Vizën e Llotarisë, i cili mund të gjindet vetëm në faqen e Internetit http://www.dvlottery.state.gov/ duke filluar nga data 5 Tetor 2010.

Regjistrimet për programin e DV-2012 do të pranohen duke filluar në mesditë me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare në datën 5 Tetor 2010, dhe duke mbaruar në mesditë me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare në datën 3 Nëntor 2010. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin gjatë periudhës së regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar për t’u regjistruar në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesa të tepërta në fund të periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë regjistrim nuk do të pranohet pas mesditës me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare të datës 3 Nëntor 2010.

Është shumë e rëndësishme që ju të shqyrtoni rregullat e llotarisë përpara se të plotësoni regjistrimin tuaj. Gabimet në procesin e aplikimit si për shëmbull mos përfshirja e bashkëshortit/es tuaj apo të të gjithë fëmijëve tuaj ligjor ose të regjistroheni disa herë do të rezultojë në përjashtimin e aplikimit tuaj. Përveç kësaj, kërkesat për edukimin dhe profesionin e punës për t’u kualifikuar për një vizë të llotarisë janë shumë strikte; ju lutemi shqyrtoni kërkesat e me kujdes përpara se të vendosni për t’u regjistruar.

Përdorimi i Lehtësuesve, i Këshilluesve të Vizave, dhe të Tjerë që Mund t’ju Ndihmojnë në Procesin e Aplikimit

Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajon kandidatët të plotësojnë formularin e regjistrimit pa ndihmën e “Këshilluesve të Vizave,” “Agjentëve të Vizave,” apo individë të tjerë që ofrojnë për të paraqitur një regjistrim në emër të aplikuesit. Nëse ju përdorni shërbimet e dikujt tjetër për të plotësuar formularin tuaj të regjistrimit, ju duhet të jeni i pranishëm kur regjistrimi është duke u përgatitur, dhe ju duhet të mbani faqen e konfirmimit që ka një numër unik konfirmi. Lehtësuesit mund të përpiqen të mos ju a japin numrin e konfirmimit në mënyrë që t’ju bëjnë një kërkesë të paligjshme për para në këmbim të njoftimit që ju mund t’a merrnit drejtpërdrejtë në momentin e konfirmimit të regjistrimit.

Mbani faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit. Numri juaj i konfirmimit bën të mundur që të shkoni në faqen e Internetit të llotarisë për të marrë njoftimin nëse regjistrimi juaj është përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” që do t’ju vuhet në dispozicion nga data 1 Maj 2011 në adresë http://www.dvlottery.state.gov/. Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit do të jetë mjeti i vetëm informacioni për përzgjedhjen tuaj për DV-2012, duke ju dhënë udhëzime mbi vazhdimin e procesit të aplikimit, dhe duke ju njoftuar për datën dhe kohën e takimit tuaj për vizë emigrimi.

NJOFTIMI I FITUESVE

Të gjithë regjistruesit e llotarisë DV-2012, duhet të shikojnë Statusin e tyre nëpërmjet faqes së Internetit për të parë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur si fitues ose jo. Të përzgjedhurit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” duke filluar nga 1 Maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/. Të përzgjedhurit do të drejtohen në një faqe konfirmimi ku dhe do t’ju jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë dhe informacione për pagesat lidhur me emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” do të jetë i vetmi mjet me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen. Ata që janë përzgjedhur nuk do të njoftohen me e-mail. Ata individë që NUK janë përzgjedhur do t’a kuptojnë vetëm duke parë statusin e tyre në Internet sipas Kontrollit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check”.

KUJDES RRETH MASHTRIMEVE

Disa nga faqet e Internetit mund të përpiqen t’ju çorjentojnë duke menduar se ata janë faqet zyrtare të Internetit për Lotarinë Amerikane. Ata mund të përpiqet t’ju kërkojnë që të paguani për shërbime të tilla si formular dhe informacion, të cilat janë falas në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit apo në atë të Ambasadës. Disa kompani kërkojnë të holla në mënyrë që të plotësoni formularin e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit për llotarinë. Fituesit do të njoftohen vetëm nëpërmjet kontrollimit të statusin duke filluar nga data 1 Maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/, dhe nuk është e nevojshme për të përdorur ndonjë lehtësues për të aplikuar për vizë llotarie.

http://albanian.tirana.usembassy.gov/visa_lottery.html


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *