Llotaria Amerikane DV-2015, aplikimet 1 tetor – 2 nëntor 2013

Llotaria Amerikane DV – 2015, aplikimet në datë 1 tetor – 2 nëntor 2013 – Data e aplikimit për llotarinë amerikane DV – 2015

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se në datë  1 tetor 2013 do të fillojë aplikimi për Llotarinë Amerikane DV-2015. Në një njoftim që ambasada e konsideron si fillestar, thuhet:

“Periudha e aplikimit për Llotarinë Amerikane DV-2015 fillon më datë 1 tetor 2013, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë dhe përfundon në orën 18:00 të datës 2 nëntor 2013.”

Ambasada gjithashtu saktëson se nuk do të pranohen regjistrime pas orës 18:00 me orën lokale të Shqipërisë të datës 2 nëntor 2013. Po ashtu, në njoftim theksohet se “nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar për llotarinë. Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.”

programi i vizave te shumellojshmerise

Udhëzimet e Programit të Lotarisë për vitin DV-2015


Comments

One response to “Llotaria Amerikane DV-2015, aplikimet 1 tetor – 2 nëntor 2013”

  1. xhimi tashi Avatar
    xhimi tashi

    dua te di kur fillon rregjistrimi per vitin 2014 faliminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *