Llotaria Amerikane DV 2015, data e aplikimit

Llotaria amerikane DV-2015Ambasada amerikane në Tirane bën publike datën e aplikimit për llotarinë amerikane DV-2015.

Llotaria amerikane DV-2015 do të nisë me datë 1 tetor 2013, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë dhe do të përfundojë në orën 18:00 të datës 2 nëntor 2013.

Aplikimet mund të bëhen direkt në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit personalisht nga nga vetë ju, ose nëpërmjet website-it tonë www.llotariaamerikane.com e cila lehtëson procedurën e aplikimit për të gjithë ata që kanë vështirësi në plotësimin e formularit, duke ju ndihmuar në regjistrimin e të dhënave tuaja nga ana jonë, kontrollin e statusit të regjistrimit, si dhe në hapat e mëtejshëm që duhen ndjekur nëse do të jeni fitues dhe konsulencë për cdo paqartësi gjatë procedurës së aplikimit. Ky shërbim ofrohet nga ne kundrejt një pagese.

“AVS CENTER”

Email: [email protected]

Faqja jonë në Facebook

Programi i Vizave Emigruese të Shumёllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundёson viza për një grup emigrantёsh tё njohur si “emigrantë të shumёllojshmërisë” prej vendeve me shkallë historikish të ulët emigrimi në Shteteve të Bashkuara. Pёr vitin fiskal 2015, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV).


Comments

11 responses to “Llotaria Amerikane DV 2015, data e aplikimit”

  1. shkolla mesme makinerike tekinik makinerie puojs ne zdrukthtari zantli

    1. Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

      Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

  2. rudina Avatar
    rudina

    pershendetje. ju lutem mund te me thoni a vazhdojne me alikimet per llotarine amerikane per shqiperine? nese po kur fillojne aplkimet ose me sakt ku mund te aplikojme. ju faleminderit

  3. teknik me kompani televizjoni

  4. Un jetoj ne Itali prej shum vitesh a mund te me thoni ju lutem si mund te aplikoj per llotarin Amerikane, ne Itali apo ne Shqiperi dhe kur, Faleminderit,

  5. Pershendetje..aplikimet per llotarine Amerikane kur jane?Ju faleminderit

  6. Jam interesuar per aplikim per ne llotarine Amerikane ju lutem na dergojeni mellen dhe per te aplikuar ju flm ashtu ashtu kam qen njehere ne Amerik kisha nje vize por vetem nji hyrje e tash kam deshire qete kem nje vize te perhershme per ne Amerik apo si te them ne UAS thanks beat regardenes Shahir Rexhepi

  7. Xhevair Hetem Sulaj Avatar
    Xhevair Hetem Sulaj

    Përshëndetje: Ju lutem mundë të më shpjegoni se kur është afati fundit për aplikim në llotarin Amerikane.

    Me respekt : Xhevair Sulaj

  8. jemi 4 antar familjare

  9. Jemi 5 antar familjar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *