Llotaria amerikane, gati përgjigjet për fituesit

llotaria amerikaneFituesit do të njoftohen nëpërmjet kontrollit të statusit të regjistrimit në http://www.dvlottery.state.gov/

Kujdes nga mashtrimet, në asnjë rast fituesit nuk njoftohen nëpërmjet e-mailit apo postës

Aplikuesit e regjistruar në programin e lotarisë amerikane, duke filluar nga data 1 maj do të mund të verifikojnë statusin e tyre, nëpërmjet të cilit do të mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues ose jo. Fituesit përzgjidhen rastësisht nëpërmjet programit kompjuterik. Organet zyrtare të departamentit amerikan të shtetit bëjnë me dije se aplikuesit për programin e lotarisë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të njoftuesve të rremë. Kjo duke qenë se disa rrjete interneti jozyrtare abuzojnë duke kërkuar para në këmbim të dhënies së përgjigjeve.

Përgjigjet

Për ata që kanë aplikuar për programin e 2012-s, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj në faqen zyrtare të internetit, ku janë kryer edhe aplikimet, në http://ëëë.dvlottery.state.gov/. Sipas ekspertëve, kjo është e vetmja mënyrë, me të cilën do të njoftohen rreth statusit të shpallur fitues ose jo të gjithë aplikuesit. Në këto kushte, nëse ndonjë aplikues merr njoftim me anë të postës elektronike individuale si e-maili etj. (jashtë kësaj faqeje zyrtare), apo dhe me postë të thjeshtë rreth përzgjedhjes, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi tu jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar nisja e procedurave të tjera të rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga Qendra Konsullore e Kentackut, që mundëson kontrollimin e mëtejshëm të statusit të aplikimit dhe procedurat që do të ndiqen për rastet e caktuara. Në asnjë rast kjo qendër konsullore nuk do tu kërkojë që të dërgoni para me postë, apo shërbime të tilla si Western Union për të marrë përgjigjet e duhura. Për të verifikuar këtë status, çdo kandidat i regjistruar që në nisje të aplikimeve duhet të ketë ruajtur faqen individuale të konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit. Numri juaj i konfirmimit bën të mundur që të futeni në faqen e internetit të lotarisë për të marrë njoftimin nëse regjistrimi juaj është përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check”, që do tju vihet në dispozicion nga data e përcaktuar në adresën http://ëëë.dvlottery.state.gov/. “Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit do të jetë mjeti i vetëm i informacionit për përzgjedhjen tuaj për DV-2012, duke ju dhënë udhëzime mbi vazhdimin e procesit të aplikimit, dhe duke ju njoftuar për datën dhe kohën e takimit tuaj në Ambasadë”, konfirmohet nga organet zyrtare të aplikimit.

Njoftimi

Mbani mend: vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikantët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procedimin e aplikimit për vizë. Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi disa adresa interneti mund të tentojnë tju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për lotarinë e vizave të shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë tju kërkojnë të paguani për shërbime si dhe informacionet përkatëse, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të ambasadave.

Procedura e ligjshme për verifikimin e të përzgjedhurve

Personat e regjistruar në programin e lotarisë amerikane për vitin 2012 duhet të shikojnë statusin e tyre nëpërmjet faqes së internetit për të parë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur si fitues ose jo. Konkretisht, të përzgjedhurit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit, “Entry Status Check”, duke filluar nga data 1 maj. Për këtë ata duhet të hyjnë në adresën zyrtare të internetit, që është http://www.dvlottery.state.gov/ Pas hapjes së kësaj faqeje, kandidatët e përzgjedhur do të drejtohen në një faqe konfirmimi, ku dhe do tu jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë dhe informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” do të jetë e vetmja mënyrë me të cilën të përzgjedhurit do të njoftohen. Kështu, ata që janë përzgjedhur nuk do të njoftohen me e-mail individual. Sipas procedurës, bëhet me dije se për aplikuesit, të cilët nuk janë përzgjedhur nga programi kompjuterik, njoftimi që nuk kanë fituar po ashtu do të bëhet duke parë statusin e tyre në internet tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check”.


Comments

2 responses to “Llotaria amerikane, gati përgjigjet për fituesit”

  1. blerina Avatar
    blerina

    si vazhdon perzgjedhja e aplikantve te 2013 me thoni ju lutem

  2. ilirjan hasa Avatar
    ilirjan hasa

    l belive in my dreem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *