3:19 pm - Sunday February 24, 9101

Llotaria amerikane, Këtë vit ka një ndryshim per mire. (Video)

Lotaria Amerikane do të fillojë zyrtarisht nesër më datë 03.10.17, në orën 18:00. Si çdo vit interesi për aplikimin në Lotarinë Amerikane është tejet i lartë dhe këtë e konfirmojnë edhe Emily Enright dhe Lorenc Mansaku, përfaqësues të Ambasadës Amerikane të cilët ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Sipas Mansaku këtë vit do të ketë edhe një ndryshim I cili do të vihet re gjatë përfundimit të procesit të aplikimit dhe kur bëhet verifikimi i të dhënave do të keni mundësinë të shikoni foton

Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të largohen nga vendi dhe të shkojnë të jetojnë në Amerikë, një mundësi fillon që nga dita e nesërme. Kjo është lotaria amerikane, e cila prej kohësh ka “tërbuar” shqiptarët e ku disa prej tyre kanë fituar e disa të tjerë kanë patur një mik, të afërm, apo fqinj që është larguar për në Amrikë.

Vitin e kaluar shifra e aplikuesve shqiptarë ishte aq e lartë sa u menduar se pothuajse të gjithë dëshirojnë të lënë vendin. Ky ishte një tregues i keq për vendin tonë, ku të shumtë janë shqiptarët që i kanë humbur shpresat e një jetese të mirë.

Gjatë këtij muaji janë dhënë herë pas here informacione mbi kushtet e aplikimit, në mënyrë që të mos bëhen gabime.

Sot në emisionin “Rudina” në Klan tv, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku kanë dhënë udhëzimet e fundit për të gjithë të interesuarit. Ata kanë folur për detaje dhe kanë informuar rreth aplikimeve për lotarinë amerikane, që nis zyrtarisht nesër dhe do të zgjasë deri me 7 nëntor.
Lorenc Mansaku dha disa këshilla për aplikuesit:
Nëse nuk ka shkollë të mesme ne i vëmë re dhe provojës së punës. Po në proces ka dy ndryshime rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duket të përdorni një foto që është përdorur vitin më parë. Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur.
Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, duhet personi të jenë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes nuk është kriter. Për moshën nuk ka një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista”, tha Mansaku.

Filed in: Lajme

8 Responses to “Llotaria amerikane, Këtë vit ka një ndryshim per mire. (Video)”

  1. Aida
    October 2, 2017 at 9:27 pm #

    me falni po nese personi qe aplikon per llotarine Amerikane e ka shkollimin e duhur a duhet domosdoshmerisht qe edhe bashkeshorti/a te kete arsimin mesem me love te plots??
    ju lutem per pergjigjen

  2. Aida
    October 2, 2017 at 9:29 pm #

    me falni po nese personi qe aplikon per llotarine Amerikane e ka shkollimin e duhur a duhet domosdoshmerisht qe edhe bashkeshorti/a te kete arsimin mesem me kohe te plote?
    ju lutem per pergjigjen

  3. Ana.M
    October 2, 2017 at 9:39 pm #

    Ne rastin kur Aplikimi behet nga nje person qe nuk ka mbaruar shkollen e mesme ne momentin qe aplikon per llotarin por ne periudhen kur behet intervista e ka te perfunduar, kur plotesohet llotaria tek arsimimi duhet te zgjidhet arsim i mesem( i padiplomuar ) apo arsim i mesem?

  4. October 3, 2017 at 8:16 am #

    I. Am Alforiada lleshi l am 21 years old . l am from Albania l live in thumana I born in Kruja city in 15 September 1996 . l have finished the hight school ,l have dane three years English course ,and l have done too a kitchen course in Tirana city… And l am engagement with Robert hysa and he have finishe the high school too he is 24 years born in Borizanja city in 25 Agust 1993

  5. Fitnete leka
    October 3, 2017 at 9:34 pm #

    Jam nga elbasani

    • Kari
      October 3, 2017 at 9:49 pm #

      B j j cciviv

  6. muhamed
    October 4, 2017 at 3:06 pm #

    dua te di se si muj me aplikue ne lotarin amerikan dhe si te bej kerkesen .ju lutem me tregoni se si muj ta bej ju flm per mirkuptim

  7. Luiza
    October 5, 2017 at 9:33 am #

    Pershendetje une ksm 3 femije .Vajzen e madhe e kam 18 vjec dhe sivjet filloi studimet ne Amerike.Si mund te aplikoj bashke me te

Leave a Reply