Lotaria Amerikane, çfarë do të ndodhë me aplikimet e këtij viti në Shqipëri

by

in

Kërkesa e Presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund programit të lotarisë amerikane në të gjithë botën, po prish ëndrrat për shumë shqiptarë, të cilët vit pas viti tentojnë shansin për të punuar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara.
Nuk dihet nëse Kongresi do ta miratojë kërkesën e Presidentit Trump për të ndërprerë programin e lotarisë, pasi siç ka mbështetës, kjo nismë ka edhe shumë kundërshtarë. Por edhe nëse miratohet në Kongres, nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ky ligj i ri dhe nëse do të prekë aplikimet e këtij viti.

Presidenti nuk mund ta bëjë këtë me urdhër ekzekutiv, siç mund të bënte për një vendim të caktuar të një presidenti të mëparshëm. Kjo është një çështje që do të diskutohet dhe do të zgjidhet nga Kongresi, e për këtë arsye presidenti i ka bërë thirrje Kongresit amerikan.

Këtë vit, afati për të plotësuar formularët për lotarinë amerikane është 22 nëntori 2017. Lotaria do të mbyllej më 7 nëntor, por për shkak të një fluksi marramendës aplikimesh, serveri ra në muajin tetor, pak ditë pasi nisi lotaria, dhe aplikimet e para u anuluan duke rinisur disa ditë më vonë me një afat të ri. Duke qenë se afati i mbylljes së aplikimit të lotarisë amerikane, është më 22 nëntor, me shumë gjasa vendimi i Kongresit nuk do të prekë aplikimet e këtij viti.

“Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikuesit e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”, u njoftua nga Ambasada e SHBA-ve.

Janë mbi 200 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, dhe janë jo më shumë se 200 mijë shtetas të të gjithë vendeve të Ballkanit të marra së bashku që aplikojnë për këtë lotari.


Comments

2 responses to “Lotaria Amerikane, çfarë do të ndodhë me aplikimet e këtij viti në Shqipëri”

  1. ishalla eshte shansi jone e me shpresen tuaj ishalla pas 43 vitesh mos vjen ne mundesia jone qe te vijme ne amerike

  2. Xhelina Avatar
    Xhelina

    Mund te mar pjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *