3:19 pm - Wednesday February 24, 9875

Lotaria Amerikane pse fitojnë korçarët? Ja si përgjigjet konsulli i SHBA

Në një intervistë për “Vizion Plus”, konsulli amerikan në Tiranë, Benjamin Hesprich, shpjegoi se fotografia me syze dhe më e vjetër se 6 muaj, por edhe arsimi i mesëm me kohë të pjesshme ju skualifikojnë automatikisht.

Së bashku me Lorenc Mansakun, supervizor dhe specialist vizash, konsulli amerikan shpjegon se cilat janë gabimet që duhet të shmangni, kriteret për t’u kualifikuar dhe si mund të jeni fitues edhe nëse nuk keni arsimin e duhur për lotarinë.

Ajo që ne do t’ju sugjeronim është që këta shqiptarë të lexojnë fillimisht udhëzimet nëse janë të kualifikueshëm ose jo, dhe pastaj të aplikojnë për lotarinë.

Në Shqiperi ka legjenda urbane që, nëse je nga Korça apo Pogradeci ke më shumë mundësi për të fituar sesa nga Kukësi. Është e vërtetë? Pasi ka shumë korçarë dhe pogradecarë që e kanë fituar ndër vite llogarinë…

Nuk është e vërtetë. Nëse je nga Korça, nga Kukësi, nga Shkodra apo Tirana, aplikoni për lotarinë, pasi shansi është i njëjtë.

Shanset janë të njëjta, sepse përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore në një kompjuter në Kentaki, pra Ambasada Amerikane nuk ka asnjë ndikim në zgjedhje.

 

A është kjo një mundësi e njëjtë për të gjithë aplikuesit, ngado që aplikojnë?

Sigurisht që po! Për të gjithë shqiptarët, kudo që aplikojnë është një mundësi e shkëlqyer, me të njëjtat shanse kudo që aplikojnë, si këtu, si në Itali, kudo që jetojnë do të kenë të njëjtin shans për t’u zgjedhur.

Një shqiptar dhe një ukrainas, kanë të njëjtat shanse?

Lorenc Mansaku: Po, e njëjta gjë. Ajo që do të thosha është që janë 50 mijë numra lotarie në dispozicion për çdo vit. Janë 6 rajone gjeografike ku shpërndahen këta numra dhe Shqipëria nuk mund të marrë më shumë se 7% të numrit që do të jetë në dispozicion të Europës, pra këtë thotë ligji.

Çfarë duhet të kenë aplikuesit parasysh?

Këshilla ime është që, së pari të aplikoni në mënyrë të drejtë dhe vetëm një herë. Është e rëndësishme që të aplikoni vetëm një herë në një sezon. Gjithashtu përgatituni mirë për intervistë, nëse do të fitoni lotarinë amerikane.

Ka rëndësi sa shpejt bëhet aplikimi?

Në fakt, aplikoni më herët, pasi nëse ju do të keni probleme me kompjuterin apo në sistem, është më mirë nëse aplikimi bëhet më herët.

Është e rëndësishme nëse ke aplikuar më parë dhe nuk ke fituar?

Jo, jo. Nëse nuk keni fituar, mund të aplikoni sërish, por vetëm një herë në një sezon.

A ka ndonjë hile për të qenë fitues?

Në fakt, hilja më e mirë është që të aplikoni në mënyrë të drejtë. Shkoni në faqen zyrtare të internetit dhe mund të lexoni çdo hap të procesit. Përgatituni mirë për intervistën, nëse do të fitoni.

Cilat gabime duhen shmangur?

Mbani mend që këtë vit ju keni nevojë për një fotografi të re. Mos e përdorni një fotografi që e keni përdorur më parë dhe hiqni syzet, sepse këta janë dy faktorë skualifikues.

Nëse aplikoni më shumë se një herë për të rritur shanset, në fakt është faktor skualifikues. Të tjerë faktorë që duhet të dini është se cilët anëtarë të familjes duhet të përfshini në aplikim. Ju duhet të përfshini bashkëshortin ose bashkëshorten dhe çdo fëmijë deri në 21 vjeç në momentin e aplikimit. Pra në ditën e aplikimit, fëmija duhet të jetë deri në 21 vjeç dhe i pamartuar. Kur them “fëmijë”, ky mund të jetë fëmijë biologjik, i birësuar apo thjeshtër, që jeton apo jo me ju. Duhet t’i përfshini në aplikim./

Filed in: Lajme

2 Responses to “Lotaria Amerikane pse fitojnë korçarët? Ja si përgjigjet konsulli i SHBA”

  1. October 2, 2017 at 7:44 am #

    Jam nga Elbasani dhe dua te shkoi be Amerik bashk me gruan dhe dy femijet

  2. October 2, 2017 at 7:45 am #

    Jam nga elbasani dhe dual te shkoj me Amerik bashk me grua dhe femijet

Leave a Reply