Njoftim zyrtar! Lotaria amerikane rinis nga e para

Problemet teknike kane bere qe Lotaria amerikane Dv – 2019 te nise nga e para.

Regjistrimet për lotarinë amerikane do të nisin nga e para, bën të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, ambasada bën të ditur se kjo ndodh per shkak te problemeve teknike.

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë.

Due to technical issues, the registration period for DV-2019 is being restarted, and all entries made prior to October 18, 2017, will need to be resubmitted for the entrant to be considered. We regret the inconvenience to Diversity Visa entrants. In order to ensure fairness and protect the integrity of the process for all those concerned, however, we must restart the entry process for this year. The new registration period for DV-2019 opens for electronic entries at noon, Eastern Daylight Time, Wednesday, October 18, 2017, and closes at noon, Eastern Standard Time, Wednesday, November 22, 2017.


Comments

9 responses to “Njoftim zyrtar! Lotaria amerikane rinis nga e para”

  1. Sa te sigurte jeni per kete lajm se mbase e bejm dy here dhe na skualifikojn direkt

  2. po kjo mund te sjell skualifikim ne perzgjedhje sepse mund te dalim persona qe kemi aplikuar me shume se njehere?

  3. Une e bera aplikimin para 2 javesh dhe nuk kam marre konfirmim nga ju akoma. Sa duhet te pres? Pagesa u krye!

    1. cfare pagese ?! aplikimi eshte falas dhe behet online !

      1. Pershendetje a mun te pedergon linkun e aplikimitë flm

  4. How safe is this and how can I be guaranteed to do the application again?? Because I’m afraid to loose ,so If the US Embassy gives me 100% security I will apply again together with my family and my fiance.

    All the best!!

  5. pse nuk ma dhan ate kodin me shifra??!!!

  6. Pershendetje .Une aplikova 17 vjec dhe nk e plotesova high school degree .por vitin tjeter do ta kem diplomen dhe do jem 18 vjec.Nuk mund te kualifikohem apo jo?

  7. Pse e kan ben me pages si te gjej linkun per tevotuar a mund te medergon dokushë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *