3:24 pm - Friday April 24, 3035

Pas sulmit ne New York, Trump mbyll Lotarine Amerikane

Pas sulmit terrorist të së martës në Nju Jork, që sipas autoriteteve u ndërmor nga një shtetas uzbekistanas që kishte hyrë në SHBA përmes lotarisë amerikane në vitin 2010, presidenti Donald Trump i bëri thirrje Kongresit t’i japë fund këtij programi.

 Pas komenteve të bëra në rrjetin social “Tëitter”, numri një i Uashingtonit e njoftoi vendimin edhe në një konferencë për shtyp.

“Po filloj sot procesin e eliminimit të programit të lotarisë amerikane. Do t’i kërkoj Kongresit të nisë menjëherë punën për t’i dhënë fund këtij programi. Lotaria e diversitetit tingëllon mirë, por nuk është diçka e mirë. Nuk ka qenë diçka e mirë. Ne kemi qenë kundër”, tha Donald Trump.

Trump bëri thirrje për masa më të rrepta emigracioni mbështetur në një sistem meritash, në rrjetin social “Tëitter”, duke pohuar se së shpejti do t’i jepnin fund çmendurisë. Fajin për ekzistencën e programit të Departamentit amerikan të Shtetit për lotarinë amerikane, ai ia faturoi kreut të demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Senatori Schumer luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit për programin në vitet 1990. Ai iu përgjigj kështu kritikave të Trumpit.

“Populli amerikan është i etur për lidership e jo për përçarje. Presidenti duhet të lërë mënjanë postimet e të udhëheqë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të rrisë financimet kundër terrorizmit. Kështu do të mund të ndihmojë”, tha Schumer.

Schumer dhe senatorë të tjerë demokratë e akuzuan presidentin për politizim të sulmit. Programi i vizave të diversitetit, i quajtur ndryshe lotaria amerikane, çdo vit i garanton qëndrim të përhershëm rreth 50 mijë emigrantëve.

Filed in: Extra

No comments yet.

Leave a Reply