3:16 pm - Friday January 20, 9234

Pas sulmit në Nju Jork, Trump kërkon reformimin e sistemit të emigrimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se sulmi me bombë nga një emigrant nga Bangladeshi në terminalin e Nju Jorkut tregon “nevojën urgjente” pë reformimin e sistemit te emigracionit në SHBA.

Tre personaanë plagosur pasi bomba e sulmuesit ka shpërthyer pjesërisht.

I dyshuari Akayed Ullah, 27 vjeç, ka pësuar djegie të rënda.

Policia e Nju Jorkut tha se Ullah nuk ka pasur histori të mëparshme kriminale, por “duket se është radikalizuar nga grupi ekstremist Shteti Islamik” pasi ka shkuar në SHBA në vitin 2011.

“Amerika duhet të rregullojë sistemin e saj të emigrimit që lejon shumë njerëz të rrezikshëm dhe joadekuatë të hynë në vendin tonë”, tha Trump.

Ai tha se Ullah ka hyrë në SHBA përmes një procesi ligjor që lejon familjarët e shtetasve amerikanë të marrin leje të përhershme qëndrimi në SHBA.

Trump tha se ky sistem “bie në konflikt me sigurinë kombëtare” dhe duhet të ndërpritet.

Filed in: Emigracion

No comments yet.

Leave a Reply