12:12 pm - Tuesday February 28, 2017

Programi DV

Udhëzimet e Lotarisë Amerikane DV-2018

Programi vjetor i lotarisë eshtë i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të pranueshmërisë të kërkuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë nuk u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i vecantë mund të marrë më shumë se 7% të vizave të lotarisë të disponueshme cdo vit. Për vitin 2016, Ekuadori është i pranueshëm për lotarinë DV-2018.
Pёr vitin fiskal 2018, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që me lotarinë e vitit 2005 në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurtë. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumëfishta.

PROCEDURAT E APLIKIMIT TË DV-2018

  • Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm Regjistrime Elektronike gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga ora 18:00 e datës 4 Tetor 2016 dhe duke mbaruar në orën 18:00 të datës 7 Nëntor 2016.
  • Në rast se ka më shumë së NJË regjistrim për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet në emër të këtij individi do të s’kualifikohen, pavarësisht se kush e ka regjistruar këtë individ. Ju mund të regjistroheni vetë personalisht online, ose mund që edhe dikush tjetër t’a bëjë regjistrimin për ju.
    Pas regjistrimit të suksesshëm, ju do të lexoni në ekran, emrin tuaj dhe një numër unik identifikimi 16 shifror. Ju mund ta stamponi (print) këtë konfirmim regjistrimi në mënyrë për të ruajtur të dhënat tuaja. Duke filluar nga data 2 Maj 2017, ju mund të lexoni statusin e regjistrimit tuaj në faqen e Kontrollit të Statusit tё tё Regjistruarve, duke vendosur numrin unik të identifikimit tuaj dhe informacionin tuaj personal.
  • Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, e-mail, faks, etj.) nuk do të pranohen.
  • Eshtë shumë e rëndësishme që të gjitha fotografitë e kërkuara të regjistrohen. Regjistrimi juaj do të s’kualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Fotografi të kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjestarët e familjes tuaj:
    • fotografia juaj
    • e bashkëshortit/es tuaj
    • e cdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjec, duke përfshirë të gjithë fëmijët biologjikë gjithashtu edhe fëmijët e biresuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit/es, edhe në qoftë se një femijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju.
  • Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për femijet tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore. Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të keni vetëm një fotografi personale për cdo pjestar të familjes. Nëse dështoni të regjistroni fotografitë e kërkuara për bashkëshorten/in dhe secili fëmijë do të rezultojë si regjistrim i papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplimit dhe ju do t’ju duhet të ri-regjistroheni.
  • Nëse dështoni të regjistroni fotografinë e duhur për secilin pjestar të familjes atëherë aplikimi juaj dhe i të gjithë pjestarëve të familjes do të s’kualifikohet në kohën kur ju të intervistoheni për vizë. Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkeshortit/es tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2018.
  • Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik elektronik dixhital, ose duke e skanuar fotografinë me një skaner elektronik dixhital. Regjistrimet janë subjekt i s’kualifikimit dhe refuzimit të vizave për rastet kur fotografitë nuk janë të kohës së tashme ose jane manipuluar ose nuk përmbajnë specifikimet e duhura teknike të pranimit.

PERZGJEDHJA E APLIKANTEVE

Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen nёpёrmjet faqes sё Kontrollit tё Statusit tё tё Regjistruarve, dhe NUK do të njoftohen me e-mail. Personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Ambasadat dhe Konsullatat amerikane nuk do të publikojnë ndonjë listë të aplikantëve fitues. Bashkëshortet dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjec të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t’u bashkuar cështjes së aplikantit kryesor, në mënyrë që të procesohen me vizë. Vizat e llotarisë DV-2018 do të lëshohen gjatë periudhës 1 Tetor 2017 deri me 30 Shtator 2018.

Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjestarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të procesohen deri në mesnatë të 30 Shtatorit te 2018. Mbas kësaj date, nën asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e llotarisë DV-2018, gjithashtu asnjë pjestar i familjes nuk mund të marrë vizat e programit DV-2018, për t’u bashkuar me aplikantin kryesor në SH.B.A pas kësaj date.

LISTA E VENDEVE KUALIFIKUESE SIPAS RAJONIT

Lista e mëposhtme tregon shtetet, vendësit e të cilave KUALIFIKOHEN sipas rajonit gjeografik:

AFRIKA

Algjeria, Angola, Benini, Botsvana, Burkina, Faso, Burundi, Kameruni, Kepi Jeshil, Republika e Afrikës Qëndrore, Çadi, Komoros, Kongo, Republika Demokratike e Kongos, Bregu i Fildishtë, Xhibuti, Egjipti* Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Etiopia, Gaboni, Gambia, Gana, Guinea, Guinea-Bissau, Kenia, Lesoto, Liberia, Libia, Madagaskar, Malavi, Mali, Mauritania, Mauricius, Maroku, Mozambiku, Namibia, Nigeri, Ruanda, Sao Tome dhe Principe, Senegali, Sejshell, Sierra Leone, Somalia, Afrika e Jugut, Sudani Jugor, Sudani, Svazilandi, Tanzania, Togo, Tunizia, Uganda, Zambia, Zimbabve.

*Personat e lindur në zonat e administruara para qershorit 1967 nga Izraeli, Jordania, Siria dhe Egjipti, janë respektivisht në ngarkim të Izraelit, Jordanisë, Sirisë dhe Egjiptit. Personat e lindur në Rripin e Gazës janë në ngarkim të Egjiptit; personat e lindur në Bregun Perëndimor janë në ngarkim të Jordanisë; personat e lindur në Lartësitë Golan janë në ngarkim të Sirisë. Në Afrikë, vendasit/personat e lindur në Nigeri nuk janë të pranueshëm për programin e lotarisë së këtij viti.

AZIA

Afganistani, Bahreini, Butani, Brunei, Burma, Kamboxhia, Timori Lindor, **Rajoni Adminsitrativ i Veçantë i Hong Kongut, Indonezia, Iran, Irak, Izraeli*, Japonia Jordania*, Kuvaiti, Laos, Libani, Malajzia, Ishujt Maldive, Mongolia, Nepal, Koreja e Veriut, Omani, Katar, Arabia Saudite, Singapori, Sri Lanka, Siria, Tajvan, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni .

*Të lindurit e vendeve të Azisë të renditura më poshtë, nuk janë të ligjshëm për programin e Lotarisë sё kёtij viti: Bangladesh, Kina, India, Pakistani, Koreja e Jugut, Filipinet dhe Vietnami. Rajoni me Administrim të Veçantë i Hong Kongut, Rajoni me administrim tё veçantё i Makaut dhe Tajvani kualifikohen dhe janë renditur më sipër.
**Personat të lindur para Qershorit 1967 në zonat e administruara nga Izraeli, Jordania dhe Siria janë në ngarkim, respektivisht, të Izraelit, Jordanisë dhe Sirisë. Personat e lindur nё Rripin e Gazёs janë në ngarkim tё Egjiptit; personat e lindur nё West Bank janë në ngarkim tё Jordanisё; personat e lindur nё Golan janë në ngarkim tё Sirisё.

EUROPA

Shqipëria, Andora, Armenia, Austria, Azerbaixhani, Bjellorusi, Belgjika, Bosnja dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroatia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka (përfshirë vendet në varësi të saj), Estonia, Finland, France (përfshirë vendet në varësi të saj), Gjeorgjia, Gjermania, Greece, Hungaria, Islanda, Irlanda, Itali, Kazakistan, Kosova, Kirgizistani, Letonia, Liechtenstein, Lituania, Luksemburg, Rajoni me Administrim të Veçantë i Makaut, Maqedonia, Malta, Moldavia, Monako, Mali I Zi, Holanda (përfshirë vendet në varësi të saj), Irlanda e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia (përfshirë vendet në varësi të saj), Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan, Ukraine, Uzbekistan, Qyteti i Vatikanit.

**Të lindurit e vendeve të Europës të renditura si më poshtë, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për programin e Lotarisë për 2018: Britania e Madhe. Britania e Madhe pёrfshin kёto vendet tё varura prej saj: Anguila, Bermuda, Ishujt Britanikë Virxhin, Ishujt Kajman, Ishujt Falkland, Gjibraltari, Montserrat, Pitkairn, Shën Helena dhe Ishujt Kaikos dhe Turk. Irlanda e Veriut kualifikohet dhe është renditur mes vendeve kualifikuese. Makau S.A.R. kualifikohet dhe është renditur mё lart.

AMERIKANE E VERIUT

Bahamas

Në Amerikën e Veriut, të lindurit në Kanada dhe Meksikë nuk kanë të drejtë të aplikojnë për programin e lotarisë sё kёtij viti.

OQEANIA

Australia (përfshirë vendet në varësi të saj), Fixhi, Kiribati, Ishujt, Marshall, Mikronezia, Federata e Shteteve të Nauru, Zelanda e Re (përfshirë vendet në varësi të saj), Palau, Papua, Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tonga, Tuvalu, Vanuatu, Samoa.

AMERIKA E JUGUT, QENDRORE DHE KARAIBET
Antigua dhe Barbuda, Argjentina, Barbados, Belize, Bolivia, Kili, Kosta Rika, Kuba, Dominika, Ekuadori, Grenada, Guatemala, Guijana, Honduras, Nikaragua, Panama, Paraguaj, Shën Kits dhe Nevis, Santa Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago, Uruguaj, Venezuela.
Të lindurit në kёto vende tё rajonit nuk janë të ligjshëm (nuk kanë të drejtë të aplikojnë) për programin e lotarisë sё kёtij viti: Brazili, Kolumbia, Republika Domenikane, El SalvadoriHaiti, Xhamaika, Meksikë dhe Peru.