3:19 pm - Monday February 24, 0053

Pyetje – pergjigje rreth Lotarise amerikane

Pyetje – pergjigje rreth Aplikimeve te Lotarise amerikaen DV 2019.

Instruksionet rreth Lotarise amerikane i gjeni ne faqen e Ambasades amerikane ne Shqiperi por megjithate ka paqartesi qe dalin gjate aplikimeve.  Keto jane disa pergjigje te pyetjeve te shpeshta qe na vijne ne inbox. Foto, datat, aplikimi i perseritur. etj.. Pyetjet do te shtohen vazhdimisht prandaj ju sugjerojme ti hidhni nje sy para se te aplikoni qofte prane nesh, vete apo diku tjeter .

Kur eshte periudha e aplikimeve per Lotarine amerikane dv 2019.

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë.

Kam aplikuar ne daten 4 tetor, duhet te aplikoj serisht sepse kur kam aplikuar cdo gje ka qen ne rregull dhe sistemi e ka mar aplikimin me nr konfirmimi, cfar duhet te bej te aplikoj serisht?

Ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm.

Nëse jeni regjistruar përpara të mërkurës, datë 18 tetor 2017, ky regjistrim nuk do të jetë i vlefshëm. Ju duhet të bëni një regjistrim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Individët të cilët bëjnë më shumë se një regjistrim gjatë periudhës së re të regjistrimit do të skualifikohen.

Mund te aplikohet me te njejten foto qe u be aplikimi para dates 18 tetor?

Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm. Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar).

Kur dalin pergjigjet e Lotarise amerikane Dv 2019

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.  Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Sa jane shpenzimet per vizen nese jam fitues

330 dollare eshte tarifa e aplikimit per vize per person, 205 vizita mjekesoredhe pasi ke marre vizen, 220 per leshimin e green card. Keto tarifa mund te jene subjekt i ndryshimeve.

A është Lotaria amerikane vetem per Shqiprine apo edhe per Kosoven ?

Per te gjitha vendet qe marrin pejse ne kete program, pra edhe per Kosoven

Ne qe kemi shkronja si ç ose ë ne emer ose mbiemer si mund te aplikojme?

Mund te vendosni c dhe e në vend të ç dhe ë

Ka rendesi browseri nga aplikon,moxilla,chome,explorer??apo nuk perben problem?

Jo, nuk perben asnje problem

Ne aplikim pyet per “Qytetin e Lindjes”, mirepo nese kam lindur ne 1 komune qe nuk eshte ‘qytet’ por fshat komune, si ta shkruaj , qytetin me te madh qe i perket ky fshat komune apo si ? Sepse ne leternjoftim ne kemi ‘vendin e lindjes’ dhe vendi i lindjes nuk eshte qytet, por komune (dhe eshte fshat)

Qyteti i Lindjes: do te vendosesh rrethin ku ke lindur dhe jo fshatin, gjithsesi kjo nuk perben asnje problem.

Filed in: Lajme

8 Responses to “Pyetje – pergjigje rreth Lotarise amerikane”

  1. Edi
    October 17, 2017 at 11:25 pm #

    Pershendetje jam fitues i lotaris amerikane dv2018, arsimi ime esht i mesem profesional per hidrualik 3+ 2 korospondenc ! Ndersa puna qe une ushtroj 3 vitet e fundit esht agjent shitjesh por ne librezen e punes ma kan shenuar shofer ! A mund te perzgjidhem une per vize ???

  2. Lusi
    October 19, 2017 at 8:54 pm #

    A ka donje problem me perzhedhjen nese nga e njejta familje aplikojne dy persona njehere ne ener te burrit ku perfshin familjen, dhe njehere gruaja ku perfshin dhe familjen?

  3. Armend
    October 19, 2017 at 8:55 pm #

    Si te aplikoj me dergoni linkun ju lutem

  4. Bibe
    October 21, 2017 at 8:02 am #

    un jam ne vit te fundit te Universitetit se duhet ta vendos per arsimin per te aplikiar te llotaria amerikane

  5. Loena Ligori
    October 21, 2017 at 6:02 pm #

    A mundem te aplikoj per Lotarine amerikane ne qofte se nuk i kam mbushur akoma 18 vjec, por i mbush ne 10 shtator te vitin 2018?

  6. Lumturi
    October 22, 2017 at 7:36 am #

    Pershendetje! Un qe jam shqiptare por jetoj ne Greqi, cfar adrese duhet te vendos te Greqis apo te Shqiperis?

  7. Ada
    October 26, 2017 at 12:48 pm #

    Pershendetje! Dua te aplikoj perllotarine amerikane, kam dy cunat dhe bashkeshortin , pervec tyre ne certifikate familjare kam dhe dy prinderit e bashkeshoritit.|Dua te pyes a duhet te perfshihen dhe keto ne aplikimin tim apo jo?

    • Ada
      October 26, 2017 at 12:49 pm #

      Pershendetje! Dua te aplikoj perllotarine amerikane, kam dy cunat dhe bashkeshortin , pervec tyre ne certifikate familjare kam dhe dy prinderit e bashkeshoritit.|Dua te pyes a duhet te perfshihen dhe keto ne aplikimin tim apo jo?

Leave a Reply