Shqiptarët e suksesshëm në SHBA

Në fillim si të gjithë emigrantët bënë gavetën e tyre. Punuan si punëtorë të thjeshtë dhe dalëngadalë me kursimet e tyre nisën të bëhen të suksesshëm. Shqiptarët e Amerikës jo vetëm që e kanë nderuar vendin e tyre po e kanë lartësuar atë më shumë me punën dhe veprimtarinë e tyre në kontinentin e lakmuar nga të gjithë. Janë rreth 431 shqiptarë që u bënë të suksesshëm në SHBA. Sigurisht që ne nuk do i përmendim të gjithë, por ato që me të vërtetë lanë gjurmë.

Antony Athanas

Fillimisht shiste fruta, perime me karrocë dhe gazeta dhe më pas qymyr për lokalet e ndryshme. Në vitin 1937 hapi restorantin e parë në Lynn Mass. Lokali u bë qendra e shqiptarëve të Amerikës, veçanërisht e udhëheqësve shpirtërore si Fan Noli. Sotir Peçi etj. Më pas hapi dhe disa lokale të tjera ku “Pier 4” në Boston do të frekuentohet nga personalitete të shtetit dhe artistë të njohur si presidenti Kenedi, Elisabeth Taylor, Hitckok etj.

 Sotir Noke nga Dardha

Shkoi në Amerikë në vitin 1905 dhe studion në kolegjin “American International College”. Pas studimeve do të ngrejë shtypshkronjën e shqiptarëve në SHBA.

  Gjon Mili

Emigroi në vitin 1923. Pasi studioi për inxhinieri u mor me artin e fotografisë. Punoi në revista të njohura amerikane dhe konsiderohet si një nga fotografët më të mëdhenj botërore.

Spiridon Ilo

Ka emigruar në vitin 1916 në New York. Ai themeloi shtëpinë e parë diskografike  “Albanian Phonograph Records.” Realizoi shumë disqe duke regjistruar himnin kombëtar shqiptar dhe 30 disqe me këngë patriotike shqiptare

Kristaq Sotiri

Ka emigruar në vitin 1901 në New York. Pasi punoi në një fabrikë tekstili hapi një studio fotografie ndër më të njohurat.

 Vëllezërit Kristo Lubonja, “Nderuan gjithë shqiptarët e Amerikës duke blerë restorantin më të mirë dhe aristokrat në Lynn.

George A. Pano Katundi

Ndërtuan në vitin 1917 një fabrikë që prodhon pjesë këmbimi. Kompania amerikano-shqiptare ka një kapital prej 40.000 dollarë me vlerë 100 dollarë aksioni.

 Tasi Cikozi & Salesmar

Kompani amerikano-shqiptare “Perodi Cigar”. Ndërtoi fabrikën e parë për prodhimin e cigareve në vitin 1923 në New York. Në vitin 1938, ndërtoi një fabrikë tjetër në New Jersey me kapital 50.000 dollarë.

Thanas Maksim & James Toli

Bënin tregti me artikuj sheqeri, sheqerka me kompaninë amerikane “American Sugar Cone”. Makineritë për prodhimin e sheqerkave ishin shpikur nga vetë James Toli.

John Gjergji Kolçe

Nga fshati Qytezë i Korçës. Në Amerikë fillimisht punoi si rrobaqepës e tapicier. Pasi merr pjesë në Luftën e dytë Biotërore do të kthehej dhe do të punonte në bujqësi. Pasioni që kishte për mekanikën e shtyu që të hapë një kompani “Century Plating” duke fituar menjëherë reputacion. Pas sukseseve të para dhe rezultateve në këtë fushë merr licensën për prodhimin e pajisjeve të industrisë bujqësore.  U bë një nga bizneset më të fuqishme në Amerikë dhe punën e tij e vazhduan dhe fëmijët e tij.

Pronarë restorantesh

Sot emigrantët shqiptarë janë pronarë kafenesh dhe restorantesh nga më të njohurat ku dallojnë Miçe Grogor në Portland,  Nuçi Mangjozi restorant në New York , Rakip Idriz restorant në New York, Spiro Kaçi restorant në New York, Harif M Tresteniku, Kafe “Kruja”, Boston; Xhafer Shaqir Floqi, Kafene, New York; Elias Lazarati, Restorant, Philadelfia, e shumë të tjerë.

Pronarë agjencish e vaporësh

Shqiptarët e suksesshëm në SHBA drejtojnë biznese të fuqishme që merren me ndërtimin e vaporëve ( T. Karameta, Agjensi vaporësh, New York), kanë agjenci turistike nga më të njohurat, drejtojnë biznese me influencë dhe kontribuojnë jo vetëm për familjen e tyre por janë një bazë e shëndoshë për mbështetjen e aktiviteteve me karakter kombëtar, duke na nderuar në të gjitha qytetet amerikane me punën dhe suksesin e tyre.

(janë shfrytëzuar të dhënat nga Viron Prodani, dhe shoqata “Vatra”) /konica.al/


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *