3:51 am - Friday April 25, 2014

Si të aplikojmë për llotarinë amerikane DV-2014

DV-2014PROCEDURA E APLIKIMIT PER LLOTARINË AMERIKANE DV-2014 / Si të plotësojmë llotarinë amerikane online

Në këtë faqe do të gjeni procedurën e re për të aplikuar për llotari amerikane.Kjo broshurë sapo ka dalë nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane.

Faqe 1 në 18
UDHËZIMET RRETH VIZËS SË SHUMËLLOJSHMËRISË (LLOTARISË AMERIKANE) DV-2014
Programi i Vizave të Emigrantëve të Shumёllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore dhe drejtohet bazuar në ligjet e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht të Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA). Ky ligj, për një grup emigrantёsh tё njohur si “emigrantë të shumёllojshmërisë”, mundёson viza që u vihen në dispozicion personave prej vendeve me shkallë historikish të ulët emigrimi në Shteteve të Bashkuara. Pёr vitin fiskal 2014, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV).
Programi vjetor i llotarisë i bën vizat të disponueshme për personat, të cilët plotësojnë kërkesat e thjeshta, por të rrepta, të pranueshmёrisё. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe brenda çdo rajoni, asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Llotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit. Vizat u vihen në dispozicion personave prej vendeve me shkallë historikish të ulët emigrimi në Shteteve të Bashkuara. Asnjë vizë nuk u shkon shtetasve të vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në periudhën e pesë viteve të fundit.
Për llotarinë e vitit 2014, vendasit e shteteve1 të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:
BANGLADESH, BRAZIL, KANADA, KINE (të lindurit në kontinent), KOLUMBI, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADOR, SAN SALVADOR, HAITI, INDI, XHAMAIKE, MEKSIKE, PAKISTAN, PERU, FILIPINET, KOREJA E JUGUT, MBRETERIA E BASHKUAR (me përjashtim të Irlandёs së Veriut) dhe territoret e varura prej saj dhe VIETNAM.
Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm.
Ndryshimet e këtij viti për pranueshmërinë:
PËR LLOTARINË DV-2014, JANË TË PRANUESHЁM PËR T’U ZGJEDHUR VENDASIT E GUATEMALËS.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbatuar sistemin e regjistrimit elektronik, duke filluar që nga llotaria e vitit 2005 (DV-2005) me qëllim qё proçesi i llotarisë të jetë sa më efikas dhe i sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrime për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që aplikojnë më shumë se një herë brenda të njëjtit vit.
PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2014 Regjistrimet (aplikimet) për llotarinë e vitit 2014 duhet të dërgohen elektronikisht duke filluar në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 2 Tetor 2012 dhe përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E Shtunë, 3 Nëntor 2012. Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të llotarisë në http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen. Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Asnjë aplikim nuk do të
1 Termi “shtet” nё kёtё dokument pёrfshin shtete, ekonomi dhe juridiksione tё tjera tё shënuara në mënyrë të qartë nё fund tё kёtyre udhёzimeve.
Faqe 2 në 18
pranohet mbas mesditës, Ora Ditore Lindore, më 3 Nëntor 2012.

KËRKESAT PËR REGJISTRIMIN NË LLOTARI
Për të aplikuar për llotarinë DV, ju duhet të jeni vendas i një prej vendeve të shënuara më poshtë. Shikoni Listën e Vendeve Sipas Rajoneve, Vendasit e të Cilëve Kualifikohen.
Vendas i një shteti që kualifikohet: Në shumicën e rasteve kjo nënkupton shtetin në të cilin ju keni lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat, ju mund të kualifikoheni. Mënyra e parë: nëse ju keni lindur në një vend, ku vendasit e të cilit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por bashkëshort-i/ja juaj ka lindur në një vend, ku vendasit e të cilit, kanë të drejtë për të aplikuar, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshort-it/es – me kushtin që, ju dhe bashkëshort-i/ja jeni listuar në aplikimin e përzgjedhur, atëherë juve do t’ju lëshohet viza dhe do të hyni në SHBA. Mënyra e dytë: nëse ju keni lindur në një shtet ku vendasit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur apo banuar atje në kohën kur ju keni lindur, atëherë ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2014-ës.
Për t’u regjistruar në programin e llotarisё, ju duhet të plotësoni ose kërkesat e edukimit ose kërkesat e eksperiencës së punës të kualifikueshme të programit të llotarisë: Ju duhet të keni ose një edukim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë 9-vjeçar dhe i mesëm; OSE të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse eksperienca e punës kualifikohet për llotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për më shumë informacion rreth eksperiencës së punës së kualifikueshme, shikoni Përgjigjen e Pyetjes 13 të këtij instruksioni.
Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni asnjërën prej këtyre kërkesave, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.

PROCEDURAT PËR APLIKIMIN E LLOTARISË DV-2014
Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm formularët elektronikë që plotësohen nëpërmjet faqes së internetit http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga mesdita, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E Martë, 2 Tetor 2012 dhe përfundon në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E Shtunё, 3 Nëntor 2012.
Në qoftë se është marrë më shumë se NJË regjistrim (aplikim) pёr llotari nga një individ, atëherë të gjitha regjistrimet (aplikimet) në emër të këtij individi do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka dërguar aplikimin. Ju mund ta përgatisni e ta kryeni vetë aplikimin për llotarinë, ose dikush tjetër mund ta kryejë atë për ju. NUK KA PAGESA apo KOSTO për regjistrimin në Programin e Llotarisё (DV-së).
Pasi regjistrimi të jetë kryer me sukses, juve do t’ju paraqitet një faqe konfirmimi që përmban emrin tuaj dhe një numër unik konfirmimi. Ju duhet ta printoni këtë faqe konfirmimi pёr dokumentimin tuaj dhe sigurohuni që ta ruani numrin tuaj të konfirmimit. Duke filluar nga data 1 Maj 2013, ju do të keni mundësi të kontrolloni statusin e DV-2014 të aplikimit tuaj në Internet http://www.dvlottery.state.gov tek Kontrolli i Statusit tё Regjistrimit (Entrant Status Check) duke vendosur numrin e konfirmimit tuaj dhe informacionin tuaj personal. “Entrant Status Check” do të jetë e vetmja mënyrë për t’ju informuar ju nëse jeni përzgjedhur për llotarinë DV-2014, duke ju pajisur me udhëzime sesi të procedoni më tej me aplikimin tuaj dhe po nëpërmjet “Entrant Status Check” do njoftoheni për takimin tuaj për intervistën e vizës emigruese në Ambasadë. Prandaj është shumë e rëndësishme të ruani numrin e konfirmimit tuaj.
Aplikimet me letër nuk do të pranohen. Metoda e vetme për regjistrim në Programin e Vizave të Shumёllojshmërisë DV-2014, është nëpërmjet procesit elektronik.
Faqe 3 në 18
Në aplikimin tuaj, ju duhet të përfshini bashkëshort-in/en (burrin ose gruan) dhe të gjithë fëmijët e pamartuar, nën 21 vjec, pavarësisht nëse ata jetojnë me peticionerin ose kanë për qëllim ta shoqërojnë ose t’i bashkohen më vonë atij, në rast se peticioneri emigron për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përjashtim të fëmijëve që janë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm Ligjorë. Një bashkëshort/bashkëshorte ose fëmijë, që është ndërkohë qytetar amerikan ose banor i Përhershëm Ligjor, nuk do të kërkojë dhe as do të pajiset me vizë llotarie (DV-je). Në rast se nuk zbatoni rigorozisht këtë udhëzim mund të rezultojë në skualifikimin e regjistrimit në Programin e Vizave të Shumёllojshmërisë DV.
Është shumë e rëndësishme që të dërgohen të gjitha fotografitë e kërkuara. Aplikimi juaj do të skualifikohet në qoftë se nuk dërgoni elektronikisht të gjitha fotografitë e kërkuara në kohën kur aplikoni. Fotografitë, në të cilat keni dalё kohët e fundit, duhen dërguar elektronikisht, së bashku me formularin e aplikimit të llotarisë, për secilin nga njerëzit e mëposhtëm:
- Fotografia juaj
- E bashkëshort-it/es tuaj
- E çdo fëmije të pamartuar, nën moshën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, duke përfshirë të gjithë fëmijët natyralë, si dhe edhe fëmijët e adoptuar ligjërisht apo fëmijët e bashkëshort-it/es, edhe në qoftë se një fëmijë nuk jeton së bashku me ju, ose nuk dëshiron të emigrojë me ju në këtë program llotarie. Nuk nevojitet të përfshini fotografi të bashkëshortit/es ose fëmijës, i cili është tashmë një qytetar amerikan ose Banor i Përhershëm Ligjor. Mosdërgimi i fotografive të kërkuara për bashkëshort-in/en dhe për çdo fëmijë të përshirë në regjistrim, do të rezultojë si një regjistrim i papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplikimit të llotarisë. Aplikimi juaj nuk do të pranohet dhe ju duhet ta dërgoni edhe njëherë. Fotografi familjare ose në grup nuk do të pranohen; duhet një fotografi e veçantë për çdo pjesëtar të familjes.
Në rast të vendosjes në mënyrë jo korrekte të fotografisë së çdo individi në sistemin E-DV (ngatёrrimit tё fotografisё) mund të rezultojë në një skualifikim të aplikantit kryesor dhe refuzimin e vizave që shoqërojnë rastin në kohën e intervistës për vizë. Aplikimet janë subjet skualifikimi ose refuzimi të vizave për rastet në të cilat fotografitë nuk janë të kohëve të fundit, kanë element të manipulimit të tyre ose nuk arrijnë të plotësojnë kriteret e shpjeguara më poshtë.
Udhëzimet për të regjistruar një fotografi dixhitale
Një fotografi dixhitale juaja, e bashkëshort-it/es tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-së. Fotografia mund tё bёhet ose duke nxjerrё njё fotografi tё re, ose duke skanuar njё fotografi ekzistuese me anё tё njё skaneri dixhital. Fotografia duhet të jetë në përputhje me specifikimet kompozuese (përbërëse) dhe teknike, siç pёrshkruhet më poshtë. Personat që do të kryejnë aplikimin për llotari mund të testojnë fotot e tyre për përshtatshmërinë nëpërmjet link-ut tё vlefshmërisë sё fotografisё në faqen e internetit tё e-DV përpara se ta nisin aplikimin e tyre. Faqja e vlerësimit të fotografisë (photo validator) përmban këshilla të mëtejshme teknike mbi kompozimin e fotos, përmes shembujve të fotografive të pranueshme dhe fotografive të papranueshme.
Specifikimet e Përbërjes së Fotografisë: Fotografia dixhitale, me të cilën do të aplikoni për llotarinë, duhet të jetë në përputhje me specifikimet e kompozimit të fotografisë, si më poshtë vijon, ndryshe regjistrimi mund të mos kualifikohet.

Pozicioni i Kokës
o Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
o Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.
o Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrrës) duhet të jetë nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë. Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56% deri 69% te lartësisë së fotografisë.

Shembull i Përmasave të Kokës të një Fotoje Dixhitale
Faqe 4 në 18
Shikoni shembuj tё fotografive në faqen e internetit të Kërkesave të Fotografisë.
Sfondi
o Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar.
o Fotografitë me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
Epiqendra (fokusi)
o Fotografia duhet të jetë në fokus.
Sendet Dekorative:
o Fotografitë, në të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, nuk do të pranohen.
Mbulimet e Kokës dhe Kapelet
o Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar; por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë, ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen; fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore ose të çdo personeli tjetër që mban kapele, nuk do të pranohen.
Kërkohen fotografi me ngjyra me thellësi “24-bit”. Fotografitë me ngjyrë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter ose ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë “TrueColor” ose “24-bit”. Shikoni kërkesat shtesë të skanimit si më poshtë.
Specifikimet Teknike të Fotografisë
Dërgimi i fotografisë dixhitale duhet të jetë në përputhje me specifikimet përkatëse, përndryshe, sistemi automatikisht nuk do t’ju lejojë të plotësoni formularin e aplikimit të llotarisë dhe do të njoftojë aplikantin.
Nxjerrja e fotografisë sё re me aparat dixhital. Në qoftë se është nxjerrë njё fotografi e re, ajo duhet tё ketё këto specifikime:
Lloji i Formatit të Fotografisë:
Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e Fotografisë:
Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
Rezolucioni dhe përmasat e Fotografisë:
Dimensionet minimale të pranueshme jane 600 pika (pixels) e lartë me 600 pika (pixels) e gjerë. Dimensioni pixel i fotos duhet të jetë në një përpjestim të drejtë (që do të thotë se, lartësia duhet të jetë e barabartë me gjatësinë)
Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë:
Fotografia duhet të jetë me ngjyra (24-bit per pixel). Fotografitë 24 bit në bardhezi ose 8 bit nuk do të jenë të pranueshme.
Faqe 5 në 18
Skanimi i Fotografisë që do të Dërgohet. Përpara se fotografia të skanohet, ajo duhet të ketë kёto specifikime të printimit. Nëse fotografia është me ngjyra dhe me specifikimet e stampimit, skanojeni duke përdorur si më poshtë specifikimet e skanerit:
Rezolucioni i Skanimit:
Të skanohet me rezolucion të paktën 300 dots pёr inch (dpi)
Lloji i Formatit të Fotografisë:
Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e Fotografisë:
Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
Rezolucioni i Fotografisë:
600 me 600 pika (pixels)
Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë:
Ngjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh e zi, monokrome, ose stil gri nuk do të pranohen)
INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK
Ka vetëm një mënyrë për të aplikuar për llotarinë DV-2014. Ju mund të plotësoni Formularin DS-5501, Formulari Elektronik i Aplikimit të Llotarisë, të cilin mund ta gjeni vetëm në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov. Mosplotësimi i formularit plotësisht do të skualifikojë aplikimin. Formulari i regjistrimit do t’ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm në Formularin e Aplikimit Elektronik të Llotarisë.
SHËNIM: Departamenti i Shtetit inkurajon shumë aplikantët të plotësojnë formularin e regjistrimit pёr aplikimin pёr llotarinё pa asistencën e “Konsulentëve të Vizave,” “Agjentët e Vizave,” ose tё individëve të tjerë, të cilët ofrojnë të dërgojnë aplikimet në interes të aplikantëve. Nëse juve ju duhet ndihma e ndonjërit për të plotësuar formën e aplikimit, ju duhet të jeni i pranishёm kur aplikimi po përgatitet dhe ju duhet të ruani faqen e konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit. “Personat që ju ndihmojnë” mund të përpiqen të mbajnë numrat e konfirmimit në mënyrë që t’ju kërkojnë në mënyrë te paligjshme para në këmbim të njoftimit të informacionit që normalisht duhet të jetë i mundësuar direkt për ju.
KUJTESË: Numri juaj i konfirmimit i regjistrimit online nё Programin e Llotarisё DV-2014 duhet patjetёr pёr t’ju mundёsuar juve tё hyni mё vonё nё faqen e internetit tё E-DV-sё. Juve do t’ju duhet tё vizitoni faqen e internetit tё e-DV-sё (www.dvlottery.state.gov) pas 1 Majit 2013 pёr tё pёrcaktuar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur ose jo, nёpёrmjet Kontrollit tё Statusit tё Aplikimit. Kontrolli i Statusit të Aplikimit do të jetë e vetmja mënyrë për t’ju informuar ju nëse jeni përzgjedhur për Llotarinë DV-2014. Ai do t’ju japë udhëzime sesi të procedoni më tej me aplikimin tuaj dhe po nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit ju do njoftoheni për datën e takimit për intervistën e vizës së emigrimit. Nёse ju e humbisni informacionin konfirmues, ju nuk do tё jeni nё gjendje tё kontrolloni statusin e aplikimit tuaj pёr DV.
1. EMRI I PLOTË – Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (vetëm nëse keni; mos shënoni si emër mesi emrin e babait tuaj). Plotësoni emrin tuaj saktësisht siç është i regjistruar në pasaportë.
2. DATA E LINDJES – Data, Muaji, Viti
3. GJINIA – Mashkull ose Femër
4. QYTETI KU KENI LINDUR
5. SHTETI I LINDJES – Emri i shtetit duhet të jetë ai i cili aktualisht është përdorur si vendi ku keni lindur.
6. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË – Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi juaj i pranueshmërisë nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni. Nëse ju keni lindur në një vend i cili nuk është i pranueshëm për programin e llotarisë DV, ju lutemi rishikoni udhёzimet për të parë nëse gjendet ndonjë mundёsi tjetër për ju si vend i kualifikueshëm për programin e llotarisë. Për më shumë informacion për kualifikueshmërinë, ju lutemi shikoni “Pyetje Tё Bёra Shpesh #1″ të këtij udhёzuesi.
Faqe 6 në 18
7. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT PËR LLOTARINË – Shikoni informacionin teknik tek Veçoritё e fotografisë. Sigurohuni që të përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshort–it/es dhe të gjithë fëmijëve tuaj, nëse aplikohet. Shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #3.
8. ADRESA E POSTËS – Dёrguesi…, Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;
9. VENDI KU JETONI SOT
10. NUMRI I TELEFONIT (Jo i Detyrueshëm)
11. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni tё drejta të plotë dhe tё drejtpёrdrejta. Ju NUK do të merrni një letër zyrtare që jeni përzgjedhur në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi juaj për llotari përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check), ju do të merrni në vazhdim njoftime me e-mail nga Departamenti i Shetit që informacion i detajuar pёr intervistën e vizës emigruese ndodhet në Kontrollin e Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check).
12. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni cili prej niveleve të mëposhtme përfaqëson edukimin më të lartë të që ju përket juve: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar.
13. STATUSI MARTESOR – i/e Pamartuar, i/e Martuar, i/e Divorcuar, i/e Ve, ose Ligjërisht i/e Ndarë.
14. NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet pёr llotarinё DUHET të përfshijnë emrin, datën, dhe vendin e lindjes së bashkëshort-it/es suaj dhe të gjithë fëmijët natyralë. Regjistrimet pёr llotarinё duhet gjithashtu të përfshijnë të gjithë fëmijët ligjërisht të adoptuar nga ju dhe thjeshtërit që janë të pamartuar ose nën moshën 21 vjeç në datën e regjistrimit tuaj elektronik, edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, edhe nëse bashkëshort-i/ja ose fëmijët aktualisht nuk banojnë me ju dhe/ose nuk do të emigrojnë me ju. Mbani mend se fëmijët e martuar dhe fëmijët 21-vjeç e sipër nuk kanë të drejtë të përfitojnë llotari prej jush; megjithatë, ligji i SHBA-së i mbron fëmijët nga “kalimi i moshёs mbi 21 vjeç” në rrethana të caktuara. Nëse regjistrimi juaj për llotari elektronike është bërë përpara se fëmija i pamartuar të mbushë 21-vjeç, ndërsa fëmija mbush 21-vjeç para pajisjes me vizë, ai/ajo mund të jetë i mbrojtur nga kalimi i moshës 21 vjeç sipas Aktit për Mbrojtjen e Statusit të Fëmijëve dhe të trajtohet sikur ai/ajo të ishin nën 21-vjeç për qëllime të proçesimit të vizës. Ju nuk duhet të përfshini bashkëshort-in/en apo fëmijën që ka nënshtetësi Amerikane, apo Banor i Përhershëm i Ligjshëm, pasi nuk janë të pranueshëm për vizën DV. Mospërfshirja e të gjithë fëmijëve të cilët përfitojnë ligjërisht, do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Për më tepër, shikoni Pyetjet të Bëra Shpesh #11.
15. INFORMACION PËR BASHKËSHORT-IN/EN – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Shteti i Lindjes, dhe Fotografia. Mospërfshirja e bashkëshort-it/es tuaj do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse keni ndërmend të divorcoheni përpara se të hyni në intervistë për vizë.
16. INFORMACION PËR FËMIJËT – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi i Lindjes, dhe Fotografia: Përfshini të gjithë fëmijët siç deklarohet më sipër në pyetjen # 14.

PËRZGJEDHJA E APLIKANTËVE
Bazuar në shpërndarjen e vizave në dispozicion të çdo rajoni dhe vendi, kompjuteri do të zgjedhë në mёnyrё tё rastësishme individë nga regjistrimet e kualifikuara. Të gjithë të regjistruarit për vizën e shumëllojshmërisë (DV-2014) do t’u duhet të hyjnë në faqen e internetit të E-DV-së tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit duke pёrdorur numrin unik të konfirmimit tё ruajtur nga regjistrimi elektronik i DV-2014-ёs për të mësuar nëse numri i tyre është përzgjedhur në llotari. Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të vihet në dispozicion në faqen

Faqe 7 në 18
e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 1 Maji 2013 e do të zgjasë deri në 30 Qershor 2014. Të përzgjedhurit do të drejtohen për tek faqja konfirmuese që do u japë udhëzime të mëtejshme, duke përfshirë edhe informacion për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të jetë E VETMJA mënyrë me të cilën aplikantët do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё DV-2014. Departamenti i Shtetit nuk do të postojë letra njoftimi. Të përzgjedhurit rastësisht NUK do të njoftohen me e-mail. Individët që NUK janë përzgjedhur do të njoftohen në internet nëpёrmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do t’ju mundёsojnё një listë të të përzgjedhurve. Bashkëshort-ët/et e të përzgjedhurve dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç munden të aplikojnë për vizë që të shoqërojnë ose të bashkohen më vonë me aplikantin kryesor. Vizat për DV-2014 do të lëshohen nga data 1 Tetor 2013 deri më 30 Shtator 2014.
Pёrpunimi i regjistrimeve dhe i lëshimit të vizës për të përzgjedhurit e llotarisë të cilët përmbushin kërkesat e kualifikimit, si dhe për anëtarët e ligjshëm të familjeve të tyre, DUHET të ndodhë deri në mesnatë më 30 Shtator 2014. Në asnjë rrethanë, as nuk mund të miratohet lëshimi apo korrigjimi i vizës së llotarisë pas kësaj date, dhe as nuk munden anëtarët e familjes të përfitojnë statusin e bashkë-shoqëruesit për t’u bashkuar me fituesin e DV-së në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date.
Në mënyrë për të marrë një vizë shumëllojshmërie për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, të përzgjedhurit rastësisht, duhet të plotësojnë të GJITHA kushtet e kërkuara sipas ligjit të SHBA-së. Këto kërkesa mund të rrisin ndjeshëm shkallën e kërkuar për shqyrtimin dhe kohën e nevojshme për proçesin për vendasit e disa vende të listuara në këtë njoftim, duke përfshirë, por pa u kufizuar në shtete të identifikuara si vende promovues të terrorizmit. SHËNIM I RËNDËSISHËM Aplikimi elektronik i llotarisë në programin vjetor të DV-së është PA PAGESË (nuk ka asnjë tarifë). Departamenti i Shetit nuk aplikon asnjё tarifё pёr tё aplikuar pёr DV. Qeveria e SHBA-së nuk punëson këshilltarë të jashtëm apo shërbime private për të operuar programin e DV-së. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ju ofrojnë ndihmë për të përgatitur aplikimet e DV-së e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e Qeverisë së SHBA. Përdorimi i ndonjë ndërmjetësi të jashtëm ose ndihmesë për të përgatitur një regjistrim elektronik të DV-së është tërësisht në varësi zgjedhjes së aplikuesit. E VETMJA faqe interneti nё tё cilёn njerёzit mund tё regjistrohen zyrtarisht pёr tё marrё pjesё nё Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё ёshtё www.dvlottery.state.gov. Një regjistrim (aplikim) elektronik që është pranuar me sukses në sistemin e llotarisë dhe që është plotësuar direkt nga vetë aplikuesi ka një shans të barabartë me një aplikim të futur elektronikisht nga një ndërmjetës i jashtëm në emër të aplikuesit. Megjithatë, marrja e më shumë se një aplikimi për person do të skualifikojë personin nga regjistrimi, pavarësisht se kush e plotëson atё.
PYETJE TË BËRA SHPESH
1. ÇFARË DO TË THONË FJALËT “E DREJTA E LIGJSHME (i përzgjedhur)”, “VENDAS” DHE “NGARKIMI”? A KA NDONJË RRETHANË NË TË CILËN PERSONAT QË NUK KANË LINDUR NË NJË VEND TË KUALIFIKUAR TË MUND TË APLIKOJNË?
Vendi juaj i kualifikimit normalisht do të jetë i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Vendi juaj i së drejtës së ligjshme nuk ka lidhje me vendin ku jetoni. “Kombësia” zakonisht do të thotë personi i lindur në një vend të veçantë, pavarësisht nga vendi aktual i banimit të individit apo nënshtetësia. Për qëllime emigracioni, “vendas” do të thotë dikush që ka të drejtë t’i “ngarkohet” një vendi tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas dispozitave të nenit 202(b) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë.
Për shembull, nëse keni lindur në një vend që nuk kualifikohet këtë vit për programin e DV-së, ju mund të deklaroni ngarkimin ndaj vendit ku bashkëshort-i/ja juaj ka lindur, por juve do t’ju lëshohet një DV-1 vetëm nëse bashkëshort-i/ja juaj gëzon gjithashtu të drejtën e ligjshme për t’iu lëshuar një vizё DV-2, dhe të dy
Faqe 8 në 18
duhet të hyni së bashku në Shtetet e Bashkuara nën statusin e DV-së. Në një mënyrë të ngjashme, fëmija i mitur nën vartësi “ngarkohet” në vendin e lindjes së një prindi.
Së fundi, nëse keni lindur në një vend që nuk kualifikohet për të marrë pjesë në programin e DV-së së këtij viti, juve mund t’ju “ngarkohet” vendi i lindjes të njërit prej prindërve tuaj për sa kohë që asnjëri prej prindërve nuk ka qenë banor i vendit që nuk kualifikohet në kohën e lindjes tuaj. Në përgjithësi, njerëzit nuk konsiderohen banorë të një vendi në të cilin ata nuk kanë lindur ose janë natyralizuar ligjërisht, nëse ata janë vetëm duke vizituar vendin, duke studiuar në vend përkohësisht, ose të vendosur përkohësisht në atë vend për biznes apo arsye profesionale në emër të një kompanie ose qeveri nga një vend tjetër dhe jo nga vendi ku aplikuesi ka lindur. Nëse ju kërkoni ngarkim alternativ, ju duhet ta shënoni një informacion të tillë në Formularin elektronik të DV-së në internet, në pyetjen # 6. Ju lutemi të jeni të vëmendshëm se duke renditur një vend që nuk kualifikohet ose ngarkohet (p.sh, një vend për të cilin nuk mund të vërtetoni një kërkesë të vlefshme) mund të përjashtojë aplikimin tuaj.
2. SI DO TA DI NËSE NJOFTIMI I PËRZGJEDHJES QË UNË KAM MARRË ËSHTË I VËRTETË? SI MUND TA VËRTETOJ QË UNË ME TË VËRTETË JAM PËRZGJEDHUR RASTËSISHT PËR LLOTARINË?
Ruajeni fletёn tuaj të konfirmimit qё morёt ditёn e regjistrimit pёr llotarinё tё paktёn deri nё Qershor 2014. Juve do ju duhet numri juaj i konfirmimit për të marrë informacion nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit për regjistrimin elektronik tё llotarisё E-DV www.dvlottery.state.gov. Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të jetë mënyra e vetme me të cilën tё regjistruarit për DV-2014 do të njoftohen për pёrzgjedhjen e tyre, së bashku me udhëzimet se si të vazhdojnë me aplikimin e tyre dhe mё pas po nёpёrmjet Kontrollit tё Statusit të Regjistrimit do të njoftohen për datën dhe orën e intervistës së tyre për vizë emigruese. Ju bëjmë me dije që E-DV www.dvlottery.state.gov është e vetmja faqe interneti e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin zyrtar, si dhe e vetmja mёnyrё për të kontrolluar statusin për programin e DV.
Informimi mbi statusin do të jetë i vlefshëm nga 1 Maji 2013 deri tё paktёn mё 30 Qershor 2014. Ju duhet të keni numrin konfirmues që të kontrolloni statusin tuaj të regjistrimit të llotarisë. Vetëm individët e zgjedhur rastësisht do të marrin udhëzime shtesë se si të ndjekin aplikimin tyre për vizë llotarie. Personat që nuk përzgjidhen mund të verifikojnë moszgjedhjen e regjistrimit të tyre duke përdorur informacionin konfirmues nëpërmjet faqes zyrtare të llotarisë, por ata nuk do të marrin asnjë udhëzim shtesë. Ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së nuk kanё akses tek sistemi i verifikimit te Statusit tё Regjistrimit; ata nuk janё nё gjendje tё kontrollojnё sistemin pёr ju. Departamenti i Shtetit NUK mund të paraqesë një listë të personave të përzgjedhur për të vazhduar proçesin e vizës.
Aplikantët e zgjedhur rastësisht do të marrin njoftim për procesin dhe udhëzime për aplikimin e vizave të llotarisë në faqen e konfirmimit të të përzgjedhurve në disponim nëpërmjet faqes së internetit E-DV tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit në www.dvlottery.state.gov. Udhëzimet do tё tregojnё me hollёsi se si aplikantët e përzgjedhur duhet të bëjnë tё gjitha pagesat për vizën e llotarisë dhe atë të emigracionit personalisht vetëm në Ambasadën ose Konsullatën e SHBA-së në kohën e intervistës për vizë. Arkëtari ose zyrtari i konsullatës menjëherë i jep aplikuesit për vizë një faturë-pagesë nga Qeveria e SHBA-së. Aplikantët e pёrzgjedhur qё aplikojnё pёr vizё emigruese nё njё Ambasadё Amerikane apo Konsullatё nuk duhet të kryejnë pagesa në para për programin e llotarisë me postë, “Western Union” apo me ndonjë shërbim tjetër shpërndarës. Aplikantët e zgjedhur të cilët janë tashmë të pranishëm në Shtetet e Bashkuara dhe që aplikojnë për përshtatjen e statusit do të marrin udhëzime të veçanta se si të postojnë tarifat për DV-në në një bankë të SHBA.
Regjistrimet për llotarinë E-DV kryhen në internet në faqen elektronike zyrtare të Qeverisë së SHBA-sё në www.dvlottery.state.gov. Departamenti nuk do u dёrgojё letra njoftimi aplikantёve tё pёrzgjedhur. Qeveria e SHBA-së nuk ka dërguar kurrë e-mail për të njoftuar individёt që janë përzgjedhur, si dhe nuk ka në plan që të përdorë e-mail për këtë qëllim për programin e DV-2014-s. Të përzgjedhurit, do të marrin vetёm komunikime informuese me e-mail, të cilat do t’i udhёzojnë ata se u ёshtё caktuar njё datё takimi pёr intervistё, pasi tё pёrzgjedhurit t’i jenё pёrgjigjur udhёzimit informues tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit. Kёto njoftime me email nuk do të përmbajnë informacion për datën dhe kohën reale të intervistës.
Faqe 9 në 18
Lutemi tё kini parasysh qё vetëm faqet e internetit që mbarojnë me prapashtesën “.gov” janë faqet zyrtare të qeverisë Amerikane. Shumë faqe të tjera interneti jo-qeveritare (p.sh. duke përdorur prapashtesën “.com” ose “.org” ose “.net”) sigurojnë shёrbime dhe informacione mbi emigracionin dhe vizat. Pavarësisht nga përmbajtja e faqeve jo-qeveritare, Departamenti i Shtetit nuk miraton, nuk rekomandon dhe nuk sponsorizon ndonjë informacion ose material që shfaqet në këto faqe të tjera.
Disa faqe interneti mund të përpiqen të mashtrojnë klientët dhe publikun duke i bërë të mendojnë që ato janë faqet zyrtare të internetit dhe mund të lidhen me ju me e-mail për t’ju joshur me ofertat e tyre. Këto faqe interneti mund të përpiqen të kërkojnë nga ju që të paguani për shërbime të tilla si formularë dhe informacion në lidhje me procedurat e emigrimit, ndërkohë që ato ofrohen pa pagesë nga faqja e internetit të Departamentit të Shtetit për Shërbimet e Vizave ose nëpërmjet faqeve të internetit në Ambasadat apo Seksionet Konsullore të SHBA-së. Përveç kësaj, faqet e tjera të internetit mund t’ju kërkojnë të paguani për shërbimet që nuk do t’i merrni (të tilla si: tarifat aplikimin për vizën e llotarisë dhe të emigrimit) në përpjekje për të vjedhur paratë tuaja. Nëse ju dërgoni një shumë parash për këta mashtrues, me shumё mundёsi ju nuk do i merrni dot mё kurrë paratё tuaja mbrapsht. Gjithashtu, ju duhet të jeni i kujdesshëm para se të dërgoni në këto faqe interneti të dhënat personale, të cilat mund të përdoren për mashtrim ose vjedhje të identitetit.
3. PSE VENDASIT E DISA SHTETEVE NUK MUND TE KUALIFIKOHEN PËR PROGRAMIN E DV-së?
Programi i Llotarisë së Diversitetit (DV) ka për qëllim t’u ofrojë një mundësi emigrimi personave nga vende të tjera, përveç vendeve që historikisht kanё dërgar një numër të madh emigrantësh në Shtetet e Bashkuara, siç thuhet nё ligj, i cili citon se asnjë prej vendasve tё vendeve me “pranim të lartë emigrantësh” nuk duhet të pajiset me DV. Ligji e përcakton këtë për të nënkuptuar ato vende nga të cilat një total prej 50.000 personash në kategoritë e vizave me Bazë Të Sponsorizuar nga Familjarë dhe me Bazë Punësimi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të kaluara. Çdo vit, Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane (USCIS) bën përllogaritjen e shifrave të emigrantëve që janë pranuar në Amerikë me statusin e familjarit dhe të punësimit në pesë vitet e mëparshme për të identifikuar shtetet ku vendasit e tyre nuk do të jenë të kualifikueshëm (nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë) për llotarinë e atij viti. Meqenёse bёhet njё pёrcaktim i veçantë para çdo periudhe vjetore të kohës kur aplikohet për E-DV-në (llotarinë elektronike), lista e vendeve ku vendasit e tyre nuk janë të ligjshëm mund të ndryshojë nga viti në vit.
4. CILI ËSHTË KUFIRI NUMERIK PËR DV-2013? Me ligj, programi i Llotarisë Amerikane vë në dispozicion çdo vit një maksimum prej 55.000 viza për qëndrim të përhershëm për personat që plotësojnë kushtet. Megjithatë, Akti i Asistencës për Amerikën Qendrore dhe Rregullimi Nikaraguas (NACARA) të miratuara nga Kongresi në Nëntor 1997, përcakton se duke filluar që nga DV-1999 dhe për aq kohë sa është e nevojshme, deri në 5000 numra vizash nga 55000 DV të caktuara çdo vit do të vihen në dispozicion për përdorim në kuadrin e programit NACARA. Reduktimi aktual i afatit deri në 5000 DV filloi me DV-2000 dhe ka të ngjarë të mbeten në fuqi edhe në programin e DV-2014-s.
5. CILAT JANË LIMITET RAJONALE TË VIZAVE TË SHUMËLLOJSHMËRISË PËR DV-2014-n?
Shёrbimi i Imigracionit dhe Nёnshtetёsisё i Sheteve tё Bashkuara (USCIS) përcakton për çdo vit limitet e numrave të vizave DV të rajoneve, sipas një formule të përcaktuar në nenin 203(c) të INA-s. Pasi USCIS të ketë përfunduar këto llogaritje, do të shpallen kufijtë e numrave të vizave të çdo rajoni.
6. KUR DO TË PRANOHEN APLIKIMET PËR REGJISTRIM NË PROGRAMIN E DV-2014-s?
Periudha e regjistrimit pёr aplikimin elektronik për DV-2014 do të fillojё në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 2 Tetor 2012, dhe do përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E Shtunë, 3 Nëntor 2012. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e llotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Volumi masiv i aplikimeve krijon një sasi të madhe pune në përzgjedhjen dhe proçesimin e individëve të suksesshëm. Mbajtja e periudhës së regjistrimit duke filluar nga 2 Tetori 2012 deri mё 3 Nëntor 2012 siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju
Faqe 10 në 18
inkurajojmë qё të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta në fund të periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EDT), e Shtunë 3 Nëntor 2012.
7. A MUNDEN PERSONAT TË CILËT JANË NË SHTETET E BASHKUARA TË APLIKOJNË PËR PROGRAMIN?
Po, aplikanti mund të jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër dhe mund të aplikojë si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe jashtë tyre.
8. ËSHTË SECILI APLIKANT I KUFIZUAR VETËM PËR NJË APLIKIM GJATË PERIUDHËS VJETORE TË
REGJISTRIMIT PËR DV?
Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Individët për të cilët është dorëzuar më shumë se një aplikim do të skualifikohen. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar dhe mjete të tjera për të identifikuar individët të cilët paraqesin aplikime të shumta gjatë periudhës së regjistrimit. Njerëzit që paraqesin më shumë se një aplikim do të skualifikohen dhe një shënim elektronik do të ruhet përgjithmonë nga Departamenti i Shtetit për këta persona. Individët mund të aplikojnë për programin e llotarisë çdo vit gjatë periudhës së rregullt të regjistrimit.
9. A MUNDET NJË BASHKËSHORT DHE NJË BASHKËSHORTE SECILI TË DORËZOJNË APLIKIME MË VETE?
Po, një bashkëshort dhe një bashkëshorte mund të dorëzojnë secili nga një aplikim në qoftë se secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre është përzgjedhur, tjetri ka të drejtë për statusin derivat.
10. CILËT ANËTARË TË FAMILJES DUHET TË PËRFSHIJ UNË NË APLIKIMIN TIM PËR E-DV?
Që përfituesi (ju) të emigrojë në Shtetet e Bashkuara, në regjistrimin tuaj ju duhet të pёrfshini bashkëshort-in/en tuaj (burrë apo grua) dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar, pavarësisht nëse janë duke jetuar apo jo me ju apo synojnë të shoqërojnë apo ndjekin përfituesin. Ju duhet të pёrfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë apo divorcuar, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshort-in/en tuaj në aplikim. Ju duhet të pёrfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në aplikimin tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, fëmijët e bashkëshort-it/es tuaj, apo fëmijët që ju keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj, përveç rasteve kur ky fëmijë është tashmë qytetar amerikan apo Rezident i Përhershëm Ligjor. Përfshini në aplikimin tuaj fillestar për llotari të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju ose nuk keni ndërmend që ata të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët janë tashmë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë.
Fakti që ju keni listuar anëtarët e familjes në aplikimin tuaj nuk do të thotë se ata duhet patjetër të udhëtojnë me ju. Ata mund të zgjedhin të mbeten pas. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në varësinë tuaj të ligjshme, të cilin/cilën ju nuk e keni përfshirë në aplikimin tuaj fillestar elektronik, rasti juaj do të skualifikohet. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të fituar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti/ja juaj ende mund të dorëzojë një aplikim më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, parashikuar që të dyja aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj. Shih pyetjen # 9 më sipër.
11. A MUND TË PËRFSHIHET NË NJË APLIKIM PËR DV PARTNERI IM I TË NJËJTËS GJINI?

Faqe 11 në 18
Jo, martesat brenda të njëjtës gjini nuk njihen nga ligjet e emigracionit me qëllim për të emigruar në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneri juaj i të njëjtës gjini është i lirë të paraqesë regjistrimin e tij/saj në programin e DV nëse ai/ajo i përmbush kërkesat ligjore.
12. DUHET TA BËJ VETË APLIKIMIN TIM, APO DIKUSH TJETËR MUND TË VEPROJË NË EMRIN TIM?
Ju mund të përgatisni dhe dorëzoni regjistrimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), apo të keni dikë tjetër për të aplikuar për ju. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për llotarinë, pra nga individi vetë, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emër të secilit person dhe i regjistruari për Vizën e Shumёllojshmërisë mbetet përgjegjës për të siguruar që informacioni i dërguar në aplikim është i saktë dhe i plotë. Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që nuk përzgjidhen, do të jenë në gjendje të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) i cili do të vihet në dispozicion nga 1 Maji 2013 në faqen elektronike të DV-së www.dvlottery.state.gov. Regjistruesit duhet të ruajnë informacionin e faqes së konfirmimit të aplikimit të tyre (numrin e konfirmimit) në mënyrë që ata të munden të kontrollojnë statusin e regjistrimit të tyre në mënyrë të pavarur.
13. CILAT JANË KËRKESAT PËR ARSIM OSE EKSPERIENCË PUNE?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesëshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.
14. CILAT PROFESIONE KUALIFIKOHEN PËR PROGRAMIN E DV-së?
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni, brenda pesë viteve të fundit, dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Vecantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart.
15. SI MUND T’I GJEJ PROFESIONET KUALIFIKUESE NË FAQEN E INTERNETIT TE DEPARTAMENTIT TE PUNËS?
Profesionet kualifikuese të DV-së janë paraqitur në Departamentin e Punёs (DOL) O*Net OnLine Database. Ndiqni këto hapa për të zbuluar nëse profesioni juaj kualifikohet: Zgjidhni “Find Occupations” dhe pastaj zgjidh një familje pune specifike “Job Family”. Për shembull, zgjidhni Arkitekturë dhe Inxhinieri dhe klikoni “GO”. Pastaj klikoni në linkun për profesion specifik. Duke ndjekur të njëjtin shembull, klikoni “Inxhinierët e Hapësirës Ajrore”. Pas zgjedhjes sё linkut për një Profesion të caktuar, zgjidhni ikonën “Job Zone” për të gjetur numrin e caktuar për Zonën e Punës dhe Përgatitjen e Vecantë Profesionale (SVP) në bazë të vlerës së rradhitur. Për informacion shtesë, shikoni Viza e Shumëllojshmërisë – Faqja e Internetit me Listën e Profesioneve.
16. SI DO TË PËZGJIDHEN TË REGJISTRUARIT?
Të gjitha regjistrimeve tё marra nga secili rajon do t’i caktohet një numër individual dhe nё përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi
Faqe 12 në 18
i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 1 Maji 2013 në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov. Qendra Konsullore nё Kentucky e Departamentit tё Shtetit (KCC) do të vazhdojë të proçesojë këtë çështje derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një zyrë konsullore të SHBA, ose derisa kandidatët e kualifikuar të aplikojnë në zyrën e USCIS brenda në Amerikë për të ndryshuar statusin në Shtetet e Bashkuara.
Shënim i Rëndësishëm: Njoftimet zyrtare për kandidatët e përzgjedhur rastësisht do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit, në dispozicion nga 1 Maji 2013, deri tё paktёn mё 30 Qershor 2014, në faqen e internetit për E-DV www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do t’u dërgojë më njoftime të përzgjedhurve me e-mail ose letra me shërbimin postar. Ju bëjmë me dije se nëse merrni një njoftim me e-mail (postë elektronike) apo një letër ju dërgohet dhe ju njofton se jeni i përzgjedhur si fitues, ky njoftim nuk është i ligjshëm. Ndonjё komunikim i mundshёm me e-mail qё ju mund tё merrni nga Departamenti i Shteti do t’ju udhёzojё ju tё shikoni Kontrollin e Statusit tё Regjistrimit pёr informacion tё ri nё lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i shtetit nuk do t’ju kërkojё të dërgoni para qoftë me postë apo me shërbime të tilla si “Western Union.”
17. A MUNDEN FITUESIT TË PËRSHTASIN STATUSIN E TYRE ME USCIS?
Po, me kusht që ata janë të ligjshëm (kanë të drejtën) për të rregulluar statusin sipas kushteve ligjore të nenit 245 të INA-s, individët e zgjedhur të cilët janë fizikisht të pranishëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë pranё USCIS për rregullim të statusit si banor i përhershëm. Aplikantët duhet të sigurohen që USCIS tё mund të plotësojë veprimet për rastet e tyre, duke përfshirë edhe procedimin para datës 30 Shtator 2014 të personave në vartësinë e tyre të cilët ndodhen jashtë kufijve të SHBA, pasi në atë datë programi i DV-2014 përfundon. Në asnjë rrethanë nuk do të mundësohen numra vizash të programit të DV-2014 pas mesnatёs (EDT) më 30 Shtator 2014.
18. A DO TË NJOFTOHEN TË REGJISTRUARIT QË NUK JANË PËRZGJEDHUR?
Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që NUK janë zgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov dhe mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo. Të regjistruarit duhet të ruajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga koha e regjistrimit të tyre, tё paktën deri në 30 Qershor 2014. Informacioni mbi statusin për DV-2014-n do të jetë në dispozicion në internet nga 1 Maji 2013 deri më 30 Qershor 2014. (Informacioni rreth statusit për llotarinë e mëparshme DV-2013, është në dispozicion online nga 1 Maji 2012, deri më 30 Qershor 2013.)
19. SA INDIVIDË DO TË PËRZGJIDHEN?
Për DV-2014 janё nё dispozicion 50.000 Viza DV. Pёr shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për tё siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për llotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë zgjedhur fillimisht. Të gjithë aplikantët e përzgjedhur do të jenё nё gjendje tё shikojnё nёse janё pёrzgjedhur pёr procesim tё mёtejshёm, si dhe për vendin e tyre në listë në faqen e internetit të E-DV-së nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Intervistat për programin e DV-2014-s do të fillojnë në Tetor 2013 pёr ata tё pёrzgjedhur tё cilёt kanё dorёzuar tё gjithё dokumentacionin e kёrkuar para intervistёs dhe informacion tjetёr siç mund t’u jetё kёrkuar nё udhёzimet e njoftimit. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së 4-6 javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së jashtë kufijve të SHBA. Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për llotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara Shtatorit 2014. Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin
Faqe 13 në 18
vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri rastet e tyre. Përzgjedhja e rastësishme si i përzgjedhur nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (llotarie) dhe nëse kualifikoheni, t’ju lëshohet një vizë e Shumëllojshmërisë. Vetëm 50.000 aplikantët e parë të përzgjedhur qё do jenё tё kualifikuar do të pajisen me vizë dhe ju duhet të kualifikoheni për vizën.
20. A KA NJË MOSHË MINIMALE PËR PERSONAT QË TË APLIKOJNË PËR PROGRAMIN E LLOTARISË?
Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç. Prindërit, vëllezërit dhe motrat nuk kanë të drejtë për të marrë viza DV-je si vartës, dhe nuk duhet të përfshihen në regjistrimin e aplikantit kryesor.
21. A KA TARIFA PËR PROGRAMIN e E-DV-së?
Nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar elektronikisht për llotarinë. Aplikantët e llotarisë duhet të paguajnë të gjitha shpenzimet e nevojshme në kohën e aplikimit për vizë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve te Bashkuara apo Konsullatë. Individët e përzgjedhur, tё cilёt jetojnё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe duan tё pёrshtasin statusin e tyre, do t’i kryejnё tё gjitha pagesat direkt nё zyrat e USCIS.
Detajet e tarifave të kërkuara për aplikimin për vizën e llotarisë dhe të emigrimit do të përfshihen në udhëzimet e dërguara aplikantëve të përzgjedhur.
22. NËSE JAM I PËRZGJEDHUR DHE APLIKOJ PËR VIZËN E SHUMËLLOJSHMËRISË, POR NUK KUALIFIKOHEM PËR TË MARRË NJË VIZË, A MUND TË MË RIMBURSOHET TARIFA QË KAM PAGUAR ?
Tarifat e vizave nuk mund tё rimbursohen. Aplikantët e Vizës sё Shumëllojshmërisë duhet të përmbushin të gjitha kёrkesat dhe kualifikimet pёr t’u pajisur me kёtë vizё, ashtu siç ёshtë specifikuar në këto instruksione. Në rast se zyrtari konsullor shikon që një aplikant nuk i përmbush të gjitha kërkesat ose nuk është i ligjshëm për Vizёn e Shumëllojshmërisë, sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, oficeri nuk mund t’i lëshojё atij/asaj vizën dhe aplikantit do t’i mbahen tarifat e paguara.
23. A MARRIN FALJE APLIKANTËT E DV-së ME BAZË TË PAPRANUESHMËRISË (kur nuk kanë të drejtë të aplikojnë për shkak shkeljesh ligjore) PËR VIZË APO U JEPET ATYRE NJË PROCES I VEÇANTË PËR APLIKIMIN E FALJES?
Aplikantët janë subjekt i të gjitha papranueshmërive për vizat emigruese të specifikuara në Aktin e Emigracionit dhe Shtetësisë (INA). Nuk parashikohen dispozita të veçanta për falje të asnjë lloji të papranueshmërisë për vizë duke lënë mënjanë ato te parashikuara zakonisht në INA, as nuk ka shqyrtim të veçantë për kërkesë për falje. Disa dispozita të përgjithshme për falje mund të jenë në dispozicion të aplikuesit të DV-së, për aplikantët të afërmit e të cilëve janë nënshtetas Amerikanë ose me leje banimi të përhershme, por koha e kufizuar për programin e llotarisë do ta bëjnë të vështirë që aplikantët të përfitojnë nga dispozita të tilla.
24. A MUNDEN PERSONAT QË TASHMË JANË TË REGJISTRUAR NË NJË KATEGORI TJETËR PËR VIZË EMIGRIMI TË APLIKOJNË PËR PROGRAMIN E DV-së?
Po, personat të tillë mund të aplikojnë për programin e llotarisë.
25. PËR SA KOHË APLIKANTËT E PËRZGJEDHUR GËZOJNË TË DREJTËN PËR TË APLIKUAR NË KATEGORINË E VIZËS PËR DV?
Personat e zgjedhur për programin e llotarisë DV-2014 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2014 të Departamentit të Shtetit, që përfshin periudhёn nga 1 Tetori 2013 deri më 30

Shtator 2014. Pa përjashtim, të gjithë aplikantët e përzgjedhur dhe të pranueshёm duhet të pajisen me vizë ose të përshtasin statusin deri para fundit të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të llotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë zgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 Shtator 2014 (fundi i vitit fiskal). Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV-2014 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 Tetori 2013 deri më 30 Shtator 2014. Kandidatët që aplikojnë jashtë kufijve tё Amerikёs do të marrin një njoftim nga Departamenti nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë përpara datёs sё takimit të planifikuar pёr intervistё.
26. NËSE NJË I PËRZGJEDHUR PËR PROGRAMIN E DV-së VDES, ÇFARË NDODH ME RASTIN?
Vdekja e një individi të përzgjedhur për llotari rezulton në revokimin e menjëhershëm të rastit DV. Çdo bashkëshort/e dhe fëmijët e regjistruar nuk kanë më të drejtë për vizë llotarie.
27. KUR DO TË JETË I MUNDUR REGJISTRIMI ELEKTRONIK PËR LLOTARINË?
Periudha e regjistrimit elektronik do të jetë mundur duke filluar në mesditë EDT (GMT-4) të Martën më 2 Tetor 2012, duke i dhënë fund në mesditën EDT (GMT-4) e së Shtunës, 3 Nëntor 2012.
28. DO TË MUNDEM TË SHKARKOJ DHE TË RUAJ NJË FORMULAR ELEKTRONIK TË REGJISTRIMIT PËR LLOTARI SI DOKUMENT (APO NJË PROGRAM TJETËR TË PËRSHTATSHËM) DHE TA PLOTËSOJ MË PAS?
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që të ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë. Formulari i regjistrimit për llotari është i vetmi formular në internet. Kjo e bën atë më “universal” se një format përpunimi teksti të liçensuar. Si rrjedhojë, regjistrimi i llotarisë kërkon që informacioni të plotësohet dhe dorëzohet ndërkohë që jeni online.
29. NËSE UNË NUK MUNDEM TË PËRDOR SKANER, A MUND T’IA DËRGOJ FOTOGRAFINË NJË TË AFËRMIT TIM NË SHBA TA SKANOJË FOTON, TA RUAJË ATË NË NJË DISKETË DHE MË PAS TA POSTOJË DISKETËN TEK UNË PËRSËRI?
Po, kjo mund të bëhet për aq kohë sa fotografia plotëson kërkesat për fotografinë në instruksione dhe fotografia elektronike dërgohet në të njëjtën kohë me regjistimin elektronik të llotarisë. Aplikantët duhet të kenë fotografinë e skanuar kur të regjistrohen për programin. Fotografia, nuk mund te regjistrohet vecmas regjistrimit te formularit. Vetëm një regjistrim mund të dorëzohet në internet nga secili person. Regjistrime të shumëfishta do të skualifikojnë hyrjen e aplikantit për programin e llotarisë së vitit 2014. Aplikimi i plotë (fotografi dhe regjistrim së bashku), mund të plotësohet në mënyrë elektronike nga Shtetet e Bashkuara apo nga jashtë.
30. A MUND TA RUAJ FORMULARIN NË INTERNET NË MËNYRË QË TA PLOTËSOJ PJESËRISHT DHE KUR TË KTHEHEM MË PAS TË PLOTËSOJ PJESËN E MBETUR?
Jo. Formulari i regjistrimit të E-DV-së (llotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh. Megjithatë, për shkak se formulari është i përbërë nga dy pjesë dhe për shkak të ndërprerjeve dhe vonesave të mundshme të rrjetit, sistemi i E-DV-së është projektuar për të lejuar deri në gjashtëdhjetë (60) minuta nga koha e shkarkimit të formularit derisa regjistrimi të jetë ngarkuar në adresën e E-DV-së. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe regjistrimi pёr llotarinё nuk është pranuar në mënyrë elektronike, informacioni i marrë deri nё atё moment do tё fshihet. Kjo bëhet në mënyrë që të mos ketë mundësi që një regjistrim i plotë aksidentalisht të mos interpretohet si një kopje identike e një regjistrimi të pjesshëm të mëparshëm. Udhëzimet e DV-2014-ës shpjegojnë qartë dhe saktë se çfarë informacioni është i nevojshëm për të plotësuar formularin. Kështu, ju mund të jeni plotësisht të përgatitur dhe të sigurtë që i keni të gjitha të dhënat e nevojshme përpara se të filloni të plotësoni formularin në internet.
31. NËSE IMAZHET DIXHITALE TË DORËZUARA NUK JANË KONFORM KËRKESAVE TË VEÇANTA, PROÇEDURA THOTË QË SISTEMI DO TË REFUZOJË AUTOMATIKISHT FORMULARIN PËR
Faqe 15 në 18
REGJISTRIMIN E LLOTARISË DHE DO TË NJOFTOJË DËRGUESIN. A DO TË THOTË KJO QË MUNDEM TË DËRGOJ PËRSËRI APLIKIMIN TIM?
Në qoftë se regjistrimi është refuzuar automatikisht, ky nuk konsiderohet si një regjistrim në faqen e internetit të llotarisë kështu që, po, të dhënat mund të dërgohen përsëri. Ky nuk llogaritet si një regjistrim i dorëzuar i E-DV-së dhe asnjë njoftim për pranimin nuk është dërguar. Nëse ka probleme me fotografinë dixhitale të dërguar sepse nuk përputhet me kërkesat, aplikimi refuzohet automatikisht nga faqja e internetit të llotarisë. Megjithatë, sasia e kohës që i duhet mesazhit të refuzimit për të arritur tek dërguesi është e paparashikueshme, duke pasur parasysh natyrën e internetit. Nëse problemi mund të rregullohet nga aplikanti, dhe Pjesa e Parë ose e Dytë e Formës dërgohet edhe një herë brenda gjashtëdhjetë (60) minutave, nuk ka problem. Përndryshe, aplikanti do të duhet që të rifillojë procesin e dorëzimit. Një aplikant mund të përpiqet të paraqesë një kërkesë sa herë është e nevojshme derisa të merret regjistrimi i plotë dhe të dërgohet njoftimi për konfirmimin.
32. PAS DËRGIMIT ELEKTRONIK, A DO TË DËRGOHET MENJËHERË NJOFTIMI PËR KONFIRMIM QË APLIKIMI ELEKTRONIK I LLOTARISË ËSHTË MARRË NGA SISTEMI?
Përgjigja nga faqja e internetit E-DV i cili përmban konfirmimin e marrjes sipas një forme të pranueshme E-DV dërgohet menjëherë nga faqja e internetit të DV-së. Megjithatë, sasia e kohës që duhet për të arritur përgjigja tek dërguesi është e paparashikueshme, duke pasur parasysh natyrën e internetit dhe te sistemeve te e-mailit. Nëse kanë kaluar shumë minuta që nga koha kur është shtypur butoni “Submit”, nuk ka të keqe nëse shtypni përsëri butonin “Submit” për herë të dytë. Në një situatë kur nuk keni përgjigje konfirmuese që regjistrimi është pranuar, sistemi E-DV-së nuk do të çrregullohet nëse shtypet për herë të dytë butoni “Submit”. Një aplikant mund të përpiqet të dërgojë një aplikim sa herë është e nevojshme derisa një regjistrim të pranohet dhe të merret një njoftim konfirmues. Megjithatë, pasi të keni marrë një njoftim konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj.
33. SI MUND TA RAPORTOJ MASHTRIMIN NË INTERNET OSE NJË EMAIL TË PADËSHIRUAR?
Nëse dëshironi të paraqisni një ankesë rreth mashtrimit në Internet, ju lutem vizitoni faqen e internetit econsumer.gov, të organizuar nga Komisioni Federal i Tregtisë, në bashkëpunim me agjencitë për mbrojtjen e konsumatorit nga 17 shtete (http://www.econsumer.gov/english/). Ju gjithashtu mund të raportoni mashtrimin në Zyrën Federale të Hetimeve (FBI) Qendra e Ankesës për Krimin në Internet (Internet Crime Complaint Center). Për t’u ankuar rreth një emaili të padëshiruar, vizitoni faqen e Departamentit të Drejtësisë (Department of Justice Contact Us page).
34. NËSE UNË JAM I SUKSESSHËM NË MARRJEN E VIZËS NGA PROGRAMI I LLOTARISË, A DO TË MË NDIHMOJË QEVERIA AMERIKANE ME NDIHMË PËR TË GJETUR STREHIM DHE PUNË, TË MË NDIHMOJË ME KUJDES MJEKËSOR, APO ME NDONJË NDIHMË TJETËR DERI SA UNË TË RREGULLOHEM PLOTËSISHT?
Jo, aplikantëve të cilët pajisen me vizën e DV-së nuk u sigurohet ndonjë lloj ndihme, si asistencë për strehim, apo subvencione. Nëse jeni të zgjedhur për të aplikuar për një DV, nga ju do të kërkohet që të dëshmoni se ju nuk do të bëheni barrë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se të pajiseni me vizë. Këto të dhëna mund të jetë në formën e një kombinimi të pasurive tuaja personale, një Garanci Mbështetjeje (Formulari I-134), nga një i afërm apo mik që banojnë në Shtetet e Bashkuara dhe/ose një ofertë për punësim nga një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara.
LISTA E VENDEVE, SIPAS POZITËS GJEOGRAFIKE, VENDASIT (TË LINDURIT) E TË CILËVE JANË TË PRANUESHËM (kanë të drejtë të aplikojnë) PËR LLOTARINË DV- 2014
Lista e mëposhtme paraqet vendet, banorët (të lindurit) e të cilëve janë të ligjshëm për Llotarinë DV-2014. Zonat nё varёsi janё pёrfshirё brenda rajonit tё shtetit qё e ka nё varёsi. Vendet, banorët (të lindurit) e të cilëve janë të ligjshëm për programin e llotarisë DV-2014 janë identifikuar nga USCIS (Shërbimi i Emigracionit
Faqe 16 në 18
dhe Nënshtetësisë të Shteteve të Bashkuara), sipas formulës së Seksionit 203(c) të INA-s. Vendet, vendasit (të lindurit) e të cilëve nuk janë të ligjshëm për programin e llotarisë DV-2014 (sepse janë burimi kryesor i emigracionit me sponsorizim familjar dhe i emigracionit me bazë punësimi ose vende me “përqindje të lartë të pranimit të emigrantëve”) janë të renditura pas listës respektive rajonale.
AFRIKA
Algjeria
Angola
Benini
Botsvana
Burkina Faso
Burundi
Kameruni
Kepi Jeshil
Republika e Afrikës Qëndrore
Çadi
Komoros
Kongo
Republika Demokratike e Kongos
Bregu i Fildishtë
Xhibuti
Egjipti
Guinea Ekuatoriale
Eritrea
Etiopia
Gaboni
Gambia
Gana
Guinea
Guinea-Bissau
Kenia
Lesoto
Liberia
Libia
Madagaskar
Malavi
Mali
Mauritania
Mauritius
Maroku
Mozambik
Namibia
Niger
Nigeria
Ruanda
Sao Tome dhe Princi (Principe )
Senegali
Sejshell
Sierra Leone
Somalia
Afrika e Jugut
Sudani Jugor
Sudani
Svazilandi
Tanzania
Togo
Tunizia
Uganda
Zambia
Zimbabve
Të lindurit në Rripin e Gazës janë në ngarkim të Egjiptit, personat e lindur nё West Bank janë në ngarkim të Jordanisё, personat e lindur nё Golan Heights janë në ngarkim të Sirisё.
AZIA
Afganistan
Bahrein
Butan
Brunei
Burma
Kamboxhia
Timori Lindor
Rajoni me Administrim të Veçantë i Hong Kongut
Indonezia
Iran
Irak
Izrael
Japoni
Jordani
Kuvait
Laos
Liban
Malajzia
Ishujt Maldive
Mongolia
Nepal
Koreja e Veriut
Omani
Katar
Arabia Saudite
Singapori
Sri Lanka
Siria
Tajvan
Tajlanda
Emiratet e Bashkuara Arabe
Jemeni
Faqe 17 në 18
Të lindurit e vendeve të Azisë të renditura më poshtë, nuk janë të ligjshëm për programin e Llotarisë sё kёtij viti: Bangladesh, Kina, India, Pakistani, Koreja e Jugut, Filipinet dhe Vietnami. Rajoni me Administrim të Veçantë i Hong Kongut, Rajoni me administrim tё veçantё i Makaut dhe Tajvani kualifikohen dhe janë renditur më sipër.
Personat të lindur para Qershorit 1967 në zonat e administruara nga Izraeli, Jordania dhe Siria janë në ngarkim, respektivisht, të Izraelit, Jordanisë dhe Sirisë. Personat e lindur nё Rripin e Gazёs janë në ngarkim tё Egjiptit; personat e lindur nё West Bank janë në ngarkim tё Jordanisё; persoante lindur nё Golan janë në ngarkim tё Sirisё.
EUROPA
Shqipëria
Andora
Armenia
Austria
Azerbaixhani
Bjellorusi
Belgjika
Bosnja dhe Herzegovina
Bullgaria
Kroatia
Qipro
Republika Çeke
Danimarka (përfshirë vendet në varësi të saj)
Estonia
Finland
France (përfshirë vendet në varësi të saj)
Gjeorgjia
Germany
Greece
Hungaria
Islanda
Irlanda
Itali
Kazakistan
Kosova
Kirgizistani
Letonia
Liechtenstein
Lituania
Luksemburg
Rajoni me Administrim të Veçantë i Makaut
Maqedonia
Malta
Moldavia
Monako
Mali I Zi
Holanda (përfshirë vendet në varësi të saj)
Irlanda e Veriut
Norvegjia
Polonia
Portugalia (përfshirë vendet në varësi të saj)
Rumania
Rusia
San Marino
Serbia
Sllovakia
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra
Taxhikistan
Turqi
Turkmenistan
Ukraine
Uzbekistan
Qyteti i Vatikanit
Faqe 18 në 18
Të lindurit e vendeve të Europës të renditura si më poshtë, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për programin e Llotarisë për 2014: Britania e Madhe. Britania e Madhe pёrfshin kёto vendet tё varura prej saj: Anguila, Bermuda, Ishujt Britanikë Virxhin, Ishujt Kajman, Ishujt Falkland, Gjibraltari, Montserrat, Pitkairn, Shën Helena dhe Ishujt Kaikos dhe Turk. Irlanda e Veriut kualifikohet dhe është renditur mes vendeve kualifikuese.
Makau S.A.R. kualifikohet dhe është renditur mё lart.
AMERIKA E VERIUT
Bahamas
Në Amerikën e Veriut, të lindurit në Kanada dhe Meksikë nuk kanë të drejtë të aplikojnë për programin e llotarisë sё kёtij viti.
OQEANIA
Australia (përfshirë vendet në varësi të saj)
Fixhi
Kiribati
Ishujt Marshall
Mikronezia, Federata e Shteteve të
Nauru
Zelanda e Re (përfshirë vendet në varësi të saj)
Palau
Papua Guinea e Re
Ishujt Solomon
Tonga
Tuvalu
Vanuatu
Samoa
AMERIKA e JUGUT, AMERIKA QËNDRORE DHE KARAIBET
Antigua dhe Barbuda
Argjentina
Barbados
Belize
Bolivia
Kili
Kosta Rika
Kuba
Dominika
Grenada
Guatemala
Guijana
Honduras
Nikaragua
Panama
Paraguaj
Shën Kits dhe Nevis
Santa Lucia
Saint Vincent dhe Grenadines
Suriname
Trinidad dhe Tobago
Uruguaj
Venezuela
Të lindurit në kёto vende tё rajonit nuk janë të ligjshëm (nuk kanë të drejtë të aplikojnë) për programin e llotarisë sё kёtij viti:
Brazili, Kolumbia, Republika Domenikane, Ekuadori, El SalvadoriHaiti, Xhamaika, Meksikë dhe Peru.

Faqe 18 në 18

Origjinali nё  http://albanian.tirana.usembassy.gov

Filed in: Lajme