12:11 pm - Tuesday February 28, 2017

Si te kontrollojme pergjigjen e lotarise amerikane DV-2017

Si te njiheni me rezultatin e aplikimit tuaj per lotarine amerikane DV-2017. Duke filluar nga data e sotme 3 MAJ 2016 ne oren tone lokale 18:00, ju mund te njiheni me rezultatin e aplikimit tuaj per lotarine amerikane DV-2017. Kontrolli behet online ne webfaqen eltronike E-DV zyrtare te departamentit te shtetit amerikan, e cila do te jete aktive ne oren 18:00.

Si fillim, per te kontrolluar pergjigjen tuaj, ju duhet te keni perballe fleten e printuar ku permbahen te dhenat e aplikuesit, te cilat jane kodi i konfirmimit te regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes.

Per te proceduar me kontrollin duhet te perdorni browserin tuaj te internetit si psh. internet explorer, google chrome, mozilla firefox etj, duke shkruajtur ne barren e kerkimit adresen zyrtare te webfaqes elektronike E-DV  te departamentit te shtetit amerikan e cila eshte: www.dvlottery.state.gov/ESC/

Pasi faqja te hapet, klikoni ne butonin CONTINUE dhe me pas plotesoni hapesirat bosh me te dhenat tuaja perkatese.

1- Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2017XXXCRHXXXMWN)

2- Mbiemri juaj

3- Viti i lindjes

4- Shkruani kodin e sigurise qe shikoni ne figure.

Se fundi kontrolloni edhe njehere te dhenat tuaja qe vendoset ne fushat e tekstit qe plotesuat dhe me pas klikoni ne butonin SUBMIT per tu njohur me fatin tuaj. Tani sna mbetet gje tjeter vecse tju urojme pacit FAT!

Per me teper shikoni si shembull videon e meposhtme:

Filed in: Njoftime

13 Responses to “Si te kontrollojme pergjigjen e lotarise amerikane DV-2017”

  1. Besi
    May 3, 2016 at 11:53 am #

    Po per personat qe kan humbur kodin e konfirmimit si i behet ka ndonje menyre?

  2. May 3, 2016 at 7:09 pm #

    🙂

  3. nazmi bitri
    May 4, 2016 at 7:39 am #

    jam 160 cm jetoj ne lac jam 66 kg kam lindur ne qershor te 2003 me date 2 shpresojme te fitojme..

  4. geni
    May 6, 2016 at 10:53 am #

    Pse mua me del session timed out pasi klikoj CONTINUE?

    • admin
      May 10, 2016 at 10:59 pm #

      Ka mbingarkese serveri ditet e para per te kontrolluar ne statusin e kontrollit te regjistrimit tuaj. Duhet te riprovoni derisa sistemi tjujape pergjigjen e pritur.

  5. neta
    May 9, 2016 at 1:52 pm #

    pershendetje aplikimi qe une kam bere per llotarine sistemi nuk ma Confirmaton Namber ju lutemi me ndimoni qe te mar pergjigjen faleminderit

  6. sildi
    May 15, 2016 at 6:52 pm #

    po ca duhet me bo se me kan humbur letrat ?

    • admin
      May 19, 2016 at 4:58 pm #

      Prsh, me date 3 MAJ 2016, ne oren tone lokale 18:00 do tjete e mundur te kontrollohen pergjigjet e aplikimit te lotarise amerikane. Te gjthe personat qe nuk kane te dhenat e regjistrimit fillestar te ruajtura per tu njohur me rezultatin e lotarise do te mund ti rikuperojne ato nepermjet opsionit FORGOT CONFIRMATION NUMBER http://www.dvlottery.state.gov/esc. Ju urojme FAT!

  7. August 2, 2016 at 3:47 pm #

    kam humbur kodin e aplikimit te llotaris amerikane si mund ta kontrolloj aplikimin tim

    • admin
      September 5, 2016 at 11:56 pm #

      Prsh, me date 3 MAJ 2016, ne oren tone lokale 18:00 do tjete e mundur te kontrollohen pergjigjet e aplikimit te lotarise amerikane. Te gjthe personat qe nuk kane te dhenat e regjistrimit fillestar te ruajtura per tu njohur me rezultatin e lotarise do te mund ti rikuperojne ato nepermjet opsionit FORGOT CONFIRMATION NUMBER http://www.dvlottery.state.gov/esc. Ju urojme FAT!

  8. October 4, 2016 at 6:48 pm #

    ju.lutem.shume.nuk.mund.ta.gjej.kodin.e.konfirmimit.si.mund.tia.bej.te.shikoj.pergjigjen.e.llotarise.edhe.pse.ka.kaluar.koha.Apo.jam.akoma.ne.kohe?

  9. DARDY
    October 4, 2016 at 8:38 pm #

    si mund te aplikoj per Lotarin Amerikane a mund te me ofroni info ma te detajune

  10. October 5, 2016 at 4:02 pm #

    KUR MUND TI SHOFIM NESE JEMI REGJISTRUAR APO JO FLM

Leave a Reply