12:11 pm - Tuesday February 28, 2017

Specifikat e Fotografisë

Fotografia duhet të jetë në përputhje me specifikimet kompozuese (përbërëse) dhe teknike, siç pёrshkruhet më poshtë. 

Specifikimet e Përbërjes së Fotografisë: Fotografia dixhitale, me të cilën do të aplikoni për llotarinë, duhet të jetë në përputhje me specifikimet e kompozimit të fotografisë, si më poshtë vijon, ndryshe regjistrimi mund të mos kualifikohet.

  • Pozicioni i Kokës
    • Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit. 
    • Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash. 
    • Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrrës) duhet të jetë nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë. Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56% deri 69% te lartësisë së fotografisë.
  • Shembull i Përmasave të Kokës të një Fotoje Dixhitale

 

1

 

Për më tepër informacion shikoni Shembuj Fotografish

 

 

 

 

 

 

  • Sfondi
    • Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar.
    • Fotografitë me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
  • Epiqendra (fokusi)
    • Fotografia duhet të jetë në fokus.
  • Jo Sende Dekorative:
    • Fotografitë, në të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, nuk do të pranohen.
  • Jo Mbulime të Kokës, as Kapele

    • Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar; por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë, ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen; fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore ose të çdo personeli tjetër që mban kapele, nuk do të pranohen.

Kërkohen fotografi me ngjyra me thellësi “24-bit”. Fotografitë me ngjyrë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter ose ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë “TrueColor” ose “24-bit”. Shikoni kërkesat shtesë të skanimit si më poshtë.

Specifikimet Teknike të Fotografisë
Dërgimi i fotografisë dixhitale duhet të jetë në përputhje me specifikimet përkatëse, përndryshe, sistemi automatikisht nuk do t’ju lejojë të plotësoni formularin e aplikimit të llotarisë dhe do të njoftojë aplikantin.

 

Nxjerrja e fotografisë sё re me aparat dixhital.

Në qoftë se është nxjerrë njё fotografi e re, ajo duhet tё ketё këto specifikime:

  • Lloji i Formatit të Fotografisë:

Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG

  • Madhësia e Fotografisë:

Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB

  • Rezolucioni dhe përmasat e Fotografisë:

Dimensionet minimale të pranueshme janё 600 pika (pixels) e lartë me 600 pika (pixels) e gjerë deri në 1200 piksel x 1200 piksel. Dimensioni pixel i fotos duhet të jetë në një përpjestim të drejtë (që do të thotë se lartësia duhet të jetë e barabartë me gjatësinë)

  • Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë:

Fotografia duhet të jetë me ngjyra (24-bit per pixel). Fotografitë 24 bit në bardhezi ose 8 bit nuk do të jenë të pranueshme.

Skanimi i Fotografisë që do të Dërgohet.

Përpara se fotografia të skanohet, ajo duhet të ketë kёto specifikime. Nëse fotografia është me ngjyra dhe me specifikimet e stampimit, skanojeni duke përdorur si më poshtë specifikimet e skanerit:

  • Rezolucioni i Skanimit:
    Të skanohet me rezolucion të paktën 300 dots pёr inch (dpi)
  • Lloji i Formatit të Fotografisë:
    Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
  • Madhësia e Fotografisë:
    Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
  • Rezolucioni i Fotografisë:
    600 me 600 pika (pixels) deri në 1200 piksel me 1200 piksel
  • Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë:
    Ngjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh e zi, monokrome, ose stil gri nuk do të pranohen)