3:24 pm - Monday April 24, 2344

Trump do te mbyll Llotarine amerikane

Donald Trump do të firmosë mbylljen e Lotarisë Amerikane, ku aplikojnë çdo vit edhe mijëra shqiptarë. Ai ka mbështetur iniciativën ligjore të dy senatorëve republikanë Tom Koton dhe David Perdju, të cilët kanë dorëzuar një projektligj në kuadër të luftës kundër emigracionit.

Mediat amerikane shkruajnë se propozimi ka marrë edhe aprovimin paraprak të Trump që ka premtuar ulje me 50% të emigrantëve të ligjshëm. Projektligji parashikon heqjen e Lotarisë Amerikane, përgjysmim të dhënies së Green Card, si dhe reduktim drastik i leje-qëndrimeve që u jepen qytetarëve të huaj.

Duke mbrojtur projektligjin, Trump është shprehur se kjo reformë është një plan i mirë dhe në të mirë të Shteteve të Bashkuara. Ai e konsideroi këtë reformë “një nga më të rëndësishmet të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.

Ndryshimet në ligj parashikojnë që dhënia e Green Card të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve.

Sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre.

Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me lotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në. “Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve” – tha Trump, i cili që nga ardhja në pushtet ka marrë një sërë masash kundër emigrantëve.

Por mesa duket edhe kete vit asgje nuk ndryshon dhe ne do te vazdhojme te aplikojme dhe shpresojme per endrren amerikane perderisa Departamenti Amerikan i Shtetit ka bere njoftimin per Lotarine amerikane. Duke pare kerkesen e madhe te shqiptareve per llotarine amerikane, urojme qe ky vendim te mos merret asnjehere.

Tv Klan

Filed in: Extra

No comments yet.

Leave a Reply