8:43 am - Friday August 18, 2017

Endrra e shqiptareve, sot dalin pergjigjet e Lotarise Amerikane DV-2017

Shqipëtarët vazhdojnë t’i mbajnë gjallë shpresat për tu bërë fitues të ëndrrës amerikane. Bëhet fjalë për gjithë ato shqiptarë, të cilët kanë aplikuar në muajin tetor të vitit 2015 për Lotarinë Amerikane DV-2017.

Ata do të njihen me rezultatin pasditen e sotme pas orës 18:00. Ambasada Amerikanë në Tiranë tregon rrugën dhe mekanizimin për të parë përgjigjen, që për vendin tonë nxjerr fitues deri afro 3 mijë aplikantë (individë ose familjarë).

Sipas Ambasadës, njoftimet zyrtare të përzgjedhjes së fituesve do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor 2017, vetëm në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov, ndërsa sqaron se çdo faqe tjetër është mashtrim i individëve apo firmave pirate.

Edhe këtë vit, të përzgjedhurit nuk do të njoftohen si fitues përmes letrave, shtypit apo e-mailit, por vetëm duke klikuar në faqen zyrtare dhe duke plotësuar të dhënat e dala nga aplikimi fillestar. (Kodi 16-shifror i aplikimit, mbiemri dhe datëlindja). “Çdo njoftim me e-mail ose letër që deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit, www.dvlottery. state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017. Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë”, sqaron Ambasada.

Para se të kontrollojnë përgjigjen, aplikantët duhet të kenë përballë fletën e printuar në datën kur kanë bërë aplikimin. Aty gjenden të dhënat përkatëse, të tilla si kodi i regjistrimit 16-shifror, emri, mbiemri, si dhe viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin, ata duhet të hyjnë në internet në adresën e vetme zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan www.dvlottery.state.gov/ESC. dhe të klikojnë në butonin “continue”, i cili bën thirrje për të vazhduar më tej, ku në faqen pasardhëse shfaqen 4 hapësirat boshe në të cilat shënohen të dhënat përkatëse të secilit aplikant kryesor, dhe në fund klikohet butoni SUBMIT. Ju urojmë FAT!

Filed in: Lajme

4 Responses to “Endrra e shqiptareve, sot dalin pergjigjet e Lotarise Amerikane DV-2017”

  1. HOXHAJ
    May 4, 2016 at 2:43 pm #

    PRSH,
    KUR FILLON DATA E SAKTE E KONTROLLIT TE APLIKIMIT QE KEMI BERE PER DV2017?
    SE NJEHERE THONE NE 3MAJ NKEHERE NGA DT 5MAJ DHE?
    FLM PACI FAT TE GJITHE SA APLIKONI DUKE FILLUAR NGA VLONJATET TE PARET!!!!!

    • admin
      May 10, 2016 at 11:04 pm #

      3 MAJ 2016, ora jone lokale 18:00

  2. enderrimtari shqipetar
    May 6, 2016 at 9:48 am #

    Po nuk e shteroi te gjithe Korcen ai korcari qe punon atje tek llotaria amerikane ne te tjeret te vazhdojme me enderren ose te cojme pashaportizimin ne Korce

  3. enez
    September 9, 2016 at 5:41 pm #

    hello

Leave a Reply